TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq konfirmon shkuarjen në Mal të Zi, pavarësisht dëbimit të “truprojeve” të tij

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Vuçiq konfirmon shkuarjen në Mal të Zi, pavarësisht dëbimit të “truprojeve” të tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka konfirmuar se do të udhëtoj sot drejt Malit të Zi, vendit që i do të jetë nikoqir i Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor i cili do të mbahet nesër.

Vuçiq deklaroi se është e rëndësishme të marrë pjesë dhe të përfaqësojë Serbinë, pavarësisht paralajmërimeve nga Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) se nuk duhet të shkojë dhe se jeta e tij mund të jetë e rrezikuar, pasi autoritetet malazeze i kthyen të mërkurën prapa 90 burra që ishin pararojë e tij në qytetin e Tivatit, raporton “Vijesti”.

“Kam marrë një njoftim me shkrim nga BIA, e kam lexuar. Nuk kam biseduar për këtë çështje me Antonio Costa. Unë do të shkoj atje, sepse është shumë e rëndësishme të përfaqësoj Serbinë”, tha Vuqiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Vuçiq shtoi se për çështje të tjera që lidhen me zhvillimet e fundit rreth Malit të Zi do të flasë kur të jetë në Tivat.

“Do t’ua them në sy gjithçka që kam për të thënë. Për të gjitha ato lojëra ku Serbia paraqitet si një Rusi e vogël, ndërsa ata si vende baltike të vuajtura, gjithmonë të kërcënuara nga ne. Për këtë do të flas atje , sepse unë nuk kam frikë të them të vërtetën”, deklaroi ai.

I pyetur për arsyet e udhëtimit, Vuçiq tha se i ka dhënë fjalën Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa dhe se fjala e dhënë ka më shumë rëndësi për të se çdo gjë tjetër.

Autoritetet malezeze i dëbuan 90 shtetasit serbë që kishin mbërritur me një fluturim çarter të Air Serbia. Policia malazeze njoftoi se tek ata u gjetën pankarta me mbishkrimin “Srbija pobeđuje” (“Serbia fiton”) dhe pajisje komunikimi. Mediat i kanë lidhur personat nga ky fluturim me sulmet ndaj studentëve gjatë vitit të kaluar.

Përgjigjja e autoriteteve serbe ishte ndalimi i përkohshëm i disa shtetasve malazezë në pikat kufitare me Serbinë dhe ndalimi i hyrjes në vend për disa persona nga Mali i Zi.

Në Tivat nesër mbahet Samiti “BE–Ballkani Perëndimor” ku përveç zyrtarëve më të lartë të rajonit dhe BE-së, në të do të marrin pjesë edhe liderë evropianë, si presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe ai spanjoll, Pedro Sánchez.

Në këtë samit, Kosova përfaqësohet nga u.d.presidentja, Albulena Haxhiu./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Çipa: Protestat në Tiranë janë qetësuar, por mund të përshkallëzohen në ditët në vijim

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Ministri i Jashtëm i Rusisë thotë se konflikti në Ukrainë do të vazhdojë dhe mund të përshkallëzohet

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Ramadani vlerëson se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë edhe pas rënies së Vuçiqit

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Raportohet se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës të mërkurën, ja zonat që preken

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Shkodra: Lista Studentore mund të ndryshojë metodat, por Serbia nuk ka hequr dorë nga synimet ndaj Kosovës

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

“Info Nata”- 27.10.2026

“Info Nata”- 27.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën