TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq bisedon për Kosovën me presidentin e Iranit dhe shefin e diplomacisë kineze

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Vuçiq kërcënon integritetin territorial të Malit të Zi, duke përmendur 13% të territorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në Nju Jork me presidentin e Iranit, Masud Pezeshkijan, dhe, siç ka theksuar ai, tema e veçantë e bisedës ishte situata në Kosovë.

Vuçiq ka shkruar në Instagram se e falënderoi Iranin për “qëndrimin e tij të palëkundur dhe të vendosur lidhur me integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë”.

Takimi i dy presidentëve u mbajt në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Serbia që nga viti 2021 ka forcuar bashkëpunimin me Iranin, pavarësisht se bëhet fjalë për një shtet nën sanksione të Bashkimit Evropian (BE), me politikën e jashtme dhe të sigurisë të së cilit është e detyruar të harmonizohet si një shtet kandidat për anëtarësim në bllokun evropian.

Beogradi zyrtar llogarit në mbështetjen e Teheranit për çështjen e Kosovës, pavarësinë e së cilës as Irani nuk e njeh, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Vuçiq, siç raportohet, gjatë takimit me presidentin iranian ka theksuar rëndësinë e institucionit të Kombeve të Bashkuara në përpjekjet për të intensifikuar dialogun dhe aktivitetet diplomatike me qëllim të qetësimit sa më të shpejtë të të gjitha konflikteve, pasojat e të cilave tashmë janë të thella dhe afatgjata.

Vuçiq e ka ftuar presidentin e Iranit që ta vizitojë Serbinë.

“Këmbyem mendime për vendin dhe rolin e vendeve tona në arenën politike ndërkombëtare, si dhe për nevojën për të shfrytëzuar ndikimin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme me qëllim të zhvillimit, përparimit, paqes, stabilitetit dhe lidhjes ekonomike, që sot janë tejet të nevojshme për të gjithë ne”, ka shtuar Vuçiq.

Për Kosovën edhe me kreun e diplomacisë kineze

Kosova ishte një nga temat e bisedës së Vuçiqit edhe me kreun e diplomacisë kineze, Wang Yi.

Siç ka shkruar në Instagram, Vuçiq ia paraqiti kreut të diplomacisë kineze “situatën gjithnjë e më të vështirë të popullit serb” në Kosovë dhe kërkoi mbështetjen kineze “në luftën për të vërtetën dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”.

Serbia llogarit në mbështetjen e Kinës, e cila po ashtu nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008.

Vuçiq ka theksuar gjithashtu se Serbia është mirënjohëse ndaj Kinës pasi në maj të këtij viti votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq ka shtuar se me Wang Yi ka diskutuar “të gjitha temat më të rëndësishme, nga marrëdhëniet dypalëshe të vendeve dhe bashkëpunimi i mëtejshëm në fushat me rëndësi të përbashkët, deri te çështjet globale dhe problemet me të cilat përballet sot bota”.

Ai gjithashtu ka theksuar se Serbia është mirënjohëse ndaj presidentit kinez, Xi Jinping, “për mbështetjen e qëndrueshme dhe miqësinë e sinqertë”.

Serbia ka forcuar marrëdhëniet me Kinën që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në vitin 2012. Zyrtarët i përshkruajnë marrëdhëniet mes dy vendeve si një “miqësi prej çeliku”.

Për shkak këtyre raporteve me Kinën dhe marrëveshjeve të arritura me të, shpeshherë Serbia ka qenë në shënjestër të kritikave të Shteteve të Bashkuara, si dhe të Bashkimit Evropian, anëtare e të cilit synon të bëhet.

Tags: Aleksandar VuçiqMasud PezeshkijanSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën