TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vrasja e Naser Gashit, i dyshuari nga arratia jep versionin e tij

Gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur edhe për vrasjet e fundit në Kosovë. Kurti e akuzoi gjyqësorin duke thënë se “kemi gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë, bazohen në “qehret” e palëve”. E për njërën prej vrasjeve, atë të Naser Gashit, ka pasur sot një zhvillim të ri. I arratisuri Alban Gashi, përmes një letre ka dhënë versionin e tij të ngjarjes. Ai ka thënë se Naser Gashi u qëllua nga plumbat që i shkrepi Miftar Miftari, duke theksuar se ai vet nuk e ka kryer këtë vrasje.

nga Fëllënza Krasniqi
30 Mars, 2025
1
A A
Gjuajte me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Vrasja e Naser Gashit tronditi Prishtinën të martën mbrëma.

Një breshëri plumbash të shkrepura brenda një lokali në rrugën “Rrustem Hyseni”, lanë të vdekur 62 vjeçarin.

I plagosur atë mbrëmje mbeti edhe Miftar Miftari.

I dyshuar për këtë rast, është Alban Gashi, i cili prej natës kritike ndodhet në arrati.

E nga arratia, Gashi, përmes avokatit të tijj, Fanol Krasniqi, ia ka dërguar një letër organeve të rendit.

Aty, ai e ka treguar verzionin e tij të ngjarjes, i cili është krejt i ndryshëm nga ajo që është raportuar deri më sot.

Sipas Alban Gashit, i ndjeri u vra nga plumbat që i shkrepi i plagosuri Miftar Miftari.

“Pasi mësoi vendodhjen e Miftar Miftarit, Alban Gashi bashkë me një person NN, shkojnë në vendin e ngjarjes. Alban Gashi posedonte një armë të tipit TT, kurse miku i tij NN, një kallashnikov. Me të hyrë Gashi në lokal, Miftari kishte lëshuar një zë dhe kishte kërkuar nga mysafirët që të mos lëvizin, dhe për një moment Miftari gjuan në drejtim të Gashit katër herë, duke e plagosur në këmbën e djathtë. Më tej, pas zbrazjes së municionit nga ana e Miftarit, i njëjti repetit armën dhe afrohet në distancë të afërt dhe e godet dy herë në këmbë dhe një herë në dorë, dhe më pas Gashi afrohet ia merr armën Miftar Miftarit dhe me të me pjesën e kondakut e godet disa herë në kokë dhe përfundimisht largohet në një vend të panjohur”, thuhet në letrën e tij.

Kështu, Alban Gashi, në letrën e siguruar nga Betimi për Drejtësi, pretendon se nuk ka asnjë mundësi që nga gjuajtja e tij të ishte goditur tashmë i ndjeri.

“Alban Gashi pretendon se nuk ka mundësi që nga gjuajtja e tij të jetë goditur tani ndjeri N.G., por është goditur nga e shtëna e Miftarit. Po ashtu, i dyshuari pretendon se nuk e kishte qëllimin të gjuajë në drejtim të Miftarit, por që ta rrihte për shkak të fyerjeve të rënda që ia kishte bërë kohë më parë. Por, me të hyrë në lokal Gashi ishte plagosur nga Miftari, duke u detyruar që ta mbrojë vetem dhe ta zmbrapsë sulmin” thuhet tutje.

Sipas letrës, Alban Gashi dhe Miftar Miftari kanë një histori të përplasjeve.

“Zanafilla e problemit të Gashit me Miftarin (i njohur me nofkën Duqi) ka nisur në shtetin e Spanjës, kur Miftari kishte qenë në lidhje me një grua, e cila më pas ishte lidhur me një person me emrin Alban (mbiemri i të cilit nuk dihet), por Mifari kishte menduar se ishte vetë Gashi. Miftari e ka sharë e ofenduar Gashin me anëtarë të familjes- gruan e vajzën e mitur, deri te kërcënimi për babanë e tij. Më pas, thuhet se Miftari i kishte shkuar Gashit edhe tek banesa ku e kishte kanosur me thikë, madje kishte tentuar ta therte”, shkruhet tutje.

Për shkak të plagëve të marra nga ndodhia e së martës mbrëma, Mifar Miftari akoma ndodhet i shtrirë në spital.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve

Auto Draft

Punëtorja denoncon padrejtësitë: Prokuroria të ndërhyjë në Trepçë

Auto Draft

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

Auto Draft

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Auto Draft

Numër i madh i armëve ilegale llogaritet se janë në duar të qytetarëve

Auto Draft

Punëtorja denoncon padrejtësitë: Prokuroria të ndërhyjë në Trepçë

Auto Draft

Nëntë fëmijë në Kosovë infektohen me fruth pasi nuk u vaksinuan

Auto Draft

Trendafilova nuk u pajtua me kritikat e avokatit të popullit

Për të dhjetën herë dështon seanca për konstituimin e Kuvendit

Vonesa e konstituimit të Kuvendit, viti 2025 vlerësohet se mund të mbyllet pa aktivitet legjislativ

Auto Draft

Kontrata e dyshimtë për deponitë, afër 150 mijë euro shpenzime më shumë se sa ishte paraparë

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Abdixhiku i quan fushatë me “mbeturina” kritikat ndaj Ramës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X