TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Votat e LDK-së, kërkohet të adresohen dyshimet për vjedhje

Pretendimet për vjedhje të votave dhe manipulim me to përbrenda kandidatëve të LDK-së për deputetë, vazhdojnë të qarkullojnë. Ato nga i pari i partisë quhen si sulme jo të rastësishme.

by Florijeta Dernjani
12 muaj ago
0 0
A A

Ishte njëri nga personat që hodhi dyshime për manipulim të votave përbrenda votave.

Por pak kohë u desh që Shkëmb Manaj t’i cakohej një post publik.

Ai mori detyrën e nënkryetarit të kryeqytetit.

Kjo lëvizje, u mohua të ketë pasur ndikim nga dyshimet e mëhershme të Manajt për manipulim të votave.

Bazuar në bisedat që po bëhen publike dita ditës, ku shprehet paknaqësia dhe dyshimet për vjedhje të votave brenda për brenda partisë, i pari i LDK-së, i quan si sulme ndaj partisë e cila në zgjedhje doli e treta.

“Sa për informim, temat e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi. LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim; dhe në këtë drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë. LDK i ka besuar institucioneve tona edhe kur ka fituar në tri nivele betejën e tentim anulimit të votave tona me partinë në pushtet. Tri fitore në tri nivele – sepse vota jonë është e shenjtë dhe e drejtë! Prandaj dhe fitorja ligjore. Nga opozita, nga vendi i tretë, nga pozicioni i sulmuar nga të giithë përnjëherë! E drejta megjithatë triumfon”, ka thënë Abdixhiku.

Përkundër këtyre zhvillimeve, kërkohet që kjo parti ta ruajë unitetin dhe t’i adresojë të gjitha paknaqësitë përbrenda partisë.

“Mendoj se partia megjithatë duhet ta ruajë ekuilibrin e funksionimit dhe natyrisht edhe debatin ta zhvillojë brenda partisë për ta sqaruar procesin, për t’i sqaruar veprimet nëse dikush eventualisht ka dashur ta manipulojë procesin në favor të një individi apo një grup individësh. Por brenda partisë, sepse është shumë e rëndësishme që LDK-ja, të qëndroj unike”, shprehet profesori Mazllum Baraliu.

Kur dolën në pah dyshimet e kandidatëve të LDK-së për deputetët për vjedhje të votave të diasporës, akterë të partive të tjera reaguan duke e quajtuar si skandal.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Prokuroria konfirmon lirimin e Gjestit: E ka pranuar fajësinë

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Vdes një 29-vjeçar në një aksident mes një kamioni dhe motoçiklete në Prizren

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Kamberi: Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Shefi i OKB-së i bën thirrje SHBA-së dhe Izraelit t’i japin fund luftës me Iranin

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Sllovakia publikon listën para ndeshjes me Kosovën, fton edhe të lënduarit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Lëndohet Courtoisi, pritet të mungojë ndaj Bayernit

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Hendboll, Kosova synon befasinë ndaj Bosnjës, në Tuzlla

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Kosova U17 publikon listën, ftohet lojtari i Milanit, Babaj

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, Prokuroria shtrin hetimet te zyrtarët e QPS-së dhe Komunës

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Bunjaku e publikon listën e Kosovës U19 për ndeshjet e marsit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën