TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VLEN-i mblidhet para interpelancës ndaj Gashit për incidentin me Vjosa Osmanin në aeroport: Ka përpjekje për destabilizim

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
VLEN-i mblidhet para interpelancës ndaj Gashit për incidentin me Vjosa Osmanin në aeroport: Ka përpjekje për destabilizim

Përfaqësues të partive shqiptare nga koalicioni “VLEN”, pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut u mblodhën sot në një takim pune, pas të cilit shprehën mbështetje për kryeparlamentarin shqiptar në RMV, Afrim Gashi.

Një interpelancë ndaj Gashit do të mbahet më 3 shtator në Kuvendin e Maqeonisë së Veriut, e thirrur nga “Levica”, pas incidentit në Aeroportin e Shkupit më 1 gusht, ku u përfshi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe shefi i sigurimit të kryeparlamentarir Gashi.

Kjo ishte tema qendrore e takimit të sotëm të VLEN-it.

“Në qendër të diskutimeve ishte interpelanca e parashtruar ndaj kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, dhe deklaratat e fundit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe balansuesin”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

“Trupi Koordinues i VLEN-it e vlerëson interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit si një eksperiment politik të pakuptimtë dhe një përpjekje për destabilizim. Ne shprehim mbështetje të parezervë dhe unanime për kryetarin Afrim Gashi, duke theksuar se kjo interpelancë është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj institucioneve shtetërore dhe integrimit euro-atlantik të vendit. Kjo është një iniciativë e parashtruar nga partia anti-NATO, “LEVICA”, me mbështetje të hapur nga LSDM dhe të fshehur nga BDI, të cilat në fakt po testojnë një koalicion opozitar të zgjeruar në dëm të interesave strategjike”, thuhet në njoftim.

“Trupi Koordinues i VLEN-it pa dashur të ndërhyjë në punët e Gjykatës Kushtetuese e vlerëson si të rrezikshme dhe të papranueshme nismën e tyre për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ne vlerësojmë se kjo iniciativë, e cila buron nga forca të njohura për qëndrimet e tyre kundër NATO-s, nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për grusht shteti me eksperimente juridike. Nëse një iniciativë e tillë pranohet, hapet Kutia e Pandorës për të gjitha arritjet kyçe të shtetit, duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit kushtetues, i cili gjithashtu u realizua pa nënshkrimin e presidentit të atëhershëm, Gjorge Ivanov, e që mundësoi anëtarësimin në NATO. Një akt i tillë do të minonte stabilitetin dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërcënuar seriozisht orientimin e saj euro-atlantik”, thuhet tutje në njoftimin e VLEN-it.

Koalicioni VLEN tha se “do të mbrojë me vendosmëri dhe pa kompromis integritetin e institucioneve të shtetit dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, duke qëndruar fuqishëm kundër çdo përpjekjeje për të dëmtuar rrugën euro-atlantike të vendit”.

 

Tags: Afrim GashiVjosa OsmaniVLEN
ShareTweet

Postime të ngjashme

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve

Qeveria ndan 500 mijë euro për qytetarët e Kosovës të prekur nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme

Qeveria në detyrë emëron Këshillin për Raportim Financiar dhe miraton ndarje buxhetore

Sokoli largohet nga Malisheva

Sokoli largohet nga Malisheva

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Një i vrarë dhe 10 të plagosur nga të shtënat në Teksas, sulmuesi gjendet i vdekur

Prishtina prezanton Selmanin

Prishtina prezanton Selmanin

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën