TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vështirësitë e fillimit për gratë fermere në Kosovë

Në Diten Botërore të Gruas Rurale, gratë fermere rrëfyen për vështirësitë që kanë pasur në fillimet e bizneseve të tyre.

by tëvë1
12 muaj ago
1 0
A A

Autore: Adea Mustafaj

“Një femër me pa shqiptare, t’u doke që e ki krejt boten tane”

Kështu i tregon fillimet e saj në biznes para 27 vitesh, Raza Demolli.

Pasi ajo dhe familja kishin mbetur pa të ardhura, Demolli thotë se ishin detyruar t’i hidhnin sytë nga bujqësia.

Që nga ajo periudhë, ajo merret me kultivimin e perimeve, mirëpo siç rrëfen, këtë punë nuk e kishte pasur të lehtë.

“Unë kur ja kom fillu në treg, para 27 viteve, vetëm serbët kanë punu, e vetmja femër shqiptare jom kon në treg të Kamenicës. Edhe diqysh më vike rënd se dyqysh kqyrshin krejt. Ju vike interesant vetëm një femër shqiptare…në fillim është kon vështirë se nuk kemi pas kerr, s’kemi pas kombi, u dasht me kolic me i bajt. Transportin e kemi pas larg më shumë se gjysë ore me bajt me kolic me i qu tek autobusi. Me qit kolicen në autobus, prej autobusit me i qu në treg në Kamenicë pak u kanë e vështirë”, shprehet Demolli.

Por sot, ajo shprehet e kënaqur me fitimin që ka nga ky biznes.

“Nuk mundet me kon gjithmonë e njëjtë. Java prej javës ka dallim. Sot shembull i bon 200 euro, e javën tjetër mundesh me mbet me 50. Bo vaki e kalon edhe 200, e javën tjetër kalon edhe më shumë. Nuk është e njëjtë. Asnjëherë nuk është e njëjtë dita prej ditës”, thotë Demolli.

Këtë të mërkurë shënohet Dita Botërore e Gruas rurale.

E se lehtë nuk e kishte e pasur në tregun e biznesit, thotë edhe fermerja Valbona Sopa.

Mirëpo në këtë ditë, ajo ka një falenderim për bashkëshortin e saj.

“Po ka qenë e vështirë shumë bile se unë me gjëra të fshatit nuk jom marr, se jom kanë në shkollë e nuk më kanë interesu fort. E kështu deri kur i kam marr mësimet falë bashkëshortit, ai mi ka mësuar krejt tash s’kom problem kurgjo. Jam e kënaqur shumë edhe pse është e vështirë bujqësia po jam e kënaqur” , shprehet ajo.

Dita Botërore e Gruas Rurale u caktua në vitin 1995 nga organizatat e shoqërisë civile në Konferencën e katërt botërore për gratë në Pekin dhe u shpall Ditë zyrtare në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV dhe LDK përplasen për qendrat e votimit në diasporë

Drafti i LVV-së për deklaratën kundër Speciales, kërkon strategji të përbashkët shtetërore

21 të akuzuarit për krime lufte e dëbim të shqiptarëve do të gjykohen në mungesë

21 të akuzuarit për krime lufte e dëbim të shqiptarëve do të gjykohen në mungesë

Shqipëri, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas hetimit ndaj Vlora Hysenit

Shqipëri, zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas hetimit ndaj Vlora Hysenit

PDK e hapur të diskutojë për presidentin nëse kalohet projektligji për Specialen

Armstead shpallet “MVP i Javës”

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani e Napoli me marrëveshje për rinovimin e kontratës

PDK e hapur të diskutojë për presidentin nëse kalohet projektligji për Specialen

PDK e hapur të diskutojë për presidentin nëse kalohet projektligji për Specialen

​Haradinaj: Kuvendi t’i dalë në mbështetje katërshes së UÇK-së, qëllimi i Kurtit janë zgjedhjet

​Haradinaj: Kuvendi t’i dalë në mbështetje katërshes së UÇK-së, qëllimi i Kurtit janë zgjedhjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën