tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Vendoset orari i kujdestarisë për barnatore

Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka miratuar ndryshim-plotësimin e rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës barnatoreve në kryeqytet. Vendimi është mirëpritur nga farmacistët e vet qytetarët, mirëpo është kundërshtuar nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale.

Valeza Sylejmani nga Valeza Sylejmani
13/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Prishtinës ditë më parë ia dha dritën e gjelbër ndryshim-plotësimit  të rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet.

Me këtë rast nga muaji tetor do të ndryshojë edhe orari i punës së së barnatoreve në kryeqytet.

Në dhjetë barnatore  të Kryqytetit do të ketë kujdestari me orar të plotë (24 orë) nga ora 07:00 deri në 07:00.

Kurse orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 barnatore në gjithë Kryeqytetin.

Për ata që nuk respektojnë këtë orar do të pasojnë gjoba nga 300 deri në 1000 Euro personi fizik dhe nga 1000 deri në 3000 Euro personi juridik.

Ky vendim është mirëpritur nga farmacistët.

“Unë si farmaciste mendoj që përfituesi më i madh është pacienti, i cili në çdo kohë, kurdo që i nevojitet një product farmaceutik do të gjej farmaci hapur në Prishtinë. Në qoftë se në orët e hershme të mëngjesit do i duhet një product, ai do ta ketë listën se cilat farmacia atë natë janë hapur dhe janë duke mbajtur kujdestari”, ka deklaruar farmacistja, Njomza Ramshaj-Haliti.

Edhe nga qytetarët u shpreh nevoja për orarin e kujdestarisë së barnatoreve.

Megjithatë pati të tillë edhe që mendojnë ndryshe.

Ndërkohë, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale iu ka bërë thirrje barnatoreve pas këtij vendimi duke thënë se nuk janë të obliguara që ta respektojnë këtë rregullore.  Pasi siç thonë AKPM është i vetmi autoritet kompetent për rregullimin e tregut farmaceutik.

Televizioni ka tentuar të marrë qëndrim për deklaratën e AKPM-së edhe nga Oda e Farmacistëve.

Por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

DASh thotë se nuk i ka verifikuar raportet se Serbia ka tërhequr trupat në afërsi të kufirit me Kosovën

02/10/2023

Kuçi: Jam i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

02/10/2023

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

02/10/2023

Kuçi: Rama nuk do duhej ta bënte publikisht propozimin për tryezë, Kosova nuk e pranon ndjenjën e paternalizmit

02/10/2023

Super Broja, sulmuesi “kuqezi” gjen golin e parë me Chelsea

02/10/2023

Kuçi: Vuçiq është një idiot që mendon se me veprimet e Millosheviqit mund të sjellë rezultate

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.