TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Vendimi për hapjen e urës mbi Ibër, qytetarët skeptikë për implementimin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Vendimi për hapjen e urës mbi Ibër, qytetarët skeptikë për implementimin

Këshilltarët komunalë në veri të Mitrovicës një ditë më parë miratuan kërkesën për hapjen për qarkullim të urës kryesore mbi lumin Ibër. Propozimi u tha se erdhi si kërkesë e qytetarëve. Një ditë pas këtij vendimi, qytetarët e kanë mirëpritur, mirëpo janë skeptikë për implementimin e tij.

Shqiptarët e kanë mirëpritur këtë vendim dhe thonë se nuk do të ketë asnjë incident nëse e njëjta hapet menjëherë, ndërsa serbët shprehen se situata politike mund të jetë arsye që implementimi i këtij vendimi të bëhet pak më vonë.

Agon Gashi, qytetar nga veriu i Mitrovicës, e mbështet vendimin e Kuvendit Komunal të veriut të Mitrovicës, ndonëse implementimin e sheh si problem.

“Është vendim i mirë vendimi të cilin e ka marrë Komuna Veriore për me hap urën kryesore, mirëpo nuk e di nëse është koha tani, për shkak se nuk është çështje jo vetëm komunale, por ndërkombëtare… Nuk e di nëse do të ketë pasoja në mesin e neve banorëve ose edhe pasoja diplomatike, por… implementimi i një vendimi të tillë do të jetë problem’, u shpreh ai.

Dragan Miliç, qytetar nga veriu i Mitrovicës, ka bërë të ditur për KosovaPress se ende nuk është koha për hapjen dhe qarkullimin edhe të automjeteve mbi këtë urë.

Ai u shpreh i bindur se një ditë ura do të hapet kur rrethanat politike, sipas tij, të piqen.

“Unë mendoj se ende nuk është koha për t’u hapur (ura). Rrethanat politike akoma nuk janë pjekur për një gjë të tillë…D o të ketë probleme në zbatimin e kësaj sepse njerëzit nuk mendojnë njëjtë për shkak të situatës politike e cila duhet ta pranojmë se është jokonsistente ndërmjet organeve në Prishtinë dhe Beograd… Nuk e di, por megjithatë mendoj se do të vij koha për një jetë të përbashkët”, ka thënë Miliç.

Ndërkaq, Osman Jashari, qytetar nga jugu i Mitrovicës, theksoi se ura duhet të hapet dhe nuk do të ketë pasoja as incidente sepse është diçka për të mirën e të dyja komuniteteve.

“Unë mendoj se më mirë është me u hap ura për të dyja palët. Nuk kemi luftuar për të qenë të bllokuar, por me qenë Kosova e lirë, me lëvizë lirë… Nuk besoj se ka me pas pasoja sepse kjo është mirë për ta dhe për ne. Nuk është mirë me qenë të bllokuar, as ata, as ne”, tha ai.

Një ditë më parë, asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Ferati-Doli, që solli këtë iniciativë në seancë komunale, tha për KosovaPress, se kërkesa për hapjen e urës ka qenë edhe e qytetarëve serbë. Sipas saj, qytetarët duan të qarkullojnë lirshëm në qytetin e tyre.

Në anën tjetër, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, deklaroi se nuk është koha e duhur për të hapur urën mbi Ibër.

Lista Serbe reagoi duke thënë se vendimi do të kishte pasoja, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk e ka komentuar ende të njëjtën./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Sot afati i fundit për dorëzimin e listës me kandidatët për deputetë

​Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

​Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

KQZ miraton propozimin për hapjen e kutive postare për votim jashtë Kosovës

Sot afati i fundit për dorëzimin e listës me kandidatët për deputetë

​Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

​Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

Moti gjatë javës së ardhshme

Mot me diell dhe vranësira

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Rikthimi i Osmanit në LDK mund të ndikojë në elektoratin e VV-së

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

Mustafa: Kurti votoi për Simiqin, por jo për Osmanin – mungoi vullneti politik

“Info Nata”- 11.05.2026

“Info Nata”- 11.05.2026

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën