TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vendimi i Supremes: Rregullat e uniformës në shkolla kompetencë e MASHT-it

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar padinë kundër Ministrisë së Arsimit, lidhur me ndalimin e mbulesës islame në institucionet publike arsimore. Në vendim theksohet se rregullat e uniformmës në shkollë janë kompetencë e MASHT-it.

by Fëllënza Krasniqi
3 muaj ago
1 0
A A

Këtë të mërkurë Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi padinë për  vendosjen e mbulesës në shkolla.

Me këtë vendim, gjykata ka konfirmuar se Ministria e Arsimit ka të drejtë ligjore të përcaktojë rregulla për uniformën dhe sjelljen e nxënësve.

Padia ishte paraqitur nga organizata “Rrjeti i Femrave për Zhvillim Profesional – Arrita”, e cila kishte kërkuar që të shfuqizohej neni i Udhëzimit Administrativ që ndalon bartjen e mbulesës islame në shkolla.

Organizata kishte pretenduar se ndalimi i shamisë cenon të drejtën kushtetuese për liri fetare.

Por Gjykata Supreme ka vlerësuar se Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2014 i Ministrisë së Arsimit është në përputhje me Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

“Nga këto dispozita rezulton se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka autorizim të qartë ligjor për të përcaktuar rregulla për sjelljen e nxënësve, përfshirë edhe rregullat për veshjen – uniformën. Rrjedhimisht, akti nënligjor është në përputhje me autorizimin e shprehur ligjor të dhënë nga ligjvënësi. Përcaktimi sikurse në aktin e kontestuar, me të cilin ndalohet bartja e uniformës fetare në shkolla, gjen mbështetje në një akt më të lartë ligjor për nga fuqia hierarkike, andaj si i tillë nuk mund të shfuqizohet”, thuhet nga Supremja.

Në arsyetim, Gjykata ka kujtuar se edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kanë pranuar se shtetet mund të vendosin kufizime të tilla për të ruajtur neutralitetin dhe harmoninë fetare në shkolla publike.

“Në pikën 76 të aktvendimit të saj ka theksuar se: liria fetare është kryesisht një çështje e ndërgjegjes individuale dhe përfshin edhe manifestimin e fesë në mënyrë private dhe publike, por nuk mbulon çdo veprim të motivuar nga feja. Në një shoqëri demokratike ku bashkëjetojnë fe të ndryshme, kjo liri mund të kufizohet për të ruajtur harmoninë dhe respektin për besimet e të gjithë qytetarëve, duke theksuar rolin neutral dhe të paanshëm të shtetit si garant i tolerancës fetare. Gjykata ka vënë në dukje se rregullat lidhur me bartjen e simboleve fetare në institucionet arsimore ndryshojnë nga vendi në vend, duke u bazuar në traditat kombëtare dhe nevojën për mbrojtjen e të drejtave dhe rendit publik”, thuhet tutje.

Megjithatë, këtë vendim të Supremes, po e kundërshton avokati Asdren Bytyqi, i cili thekson e drejta e shkollimit dhe arsimimit duhet të jetë një e drejtë fundamentale.

“Që prevalon mbi çfarëdo lloj interpretimi me nuance ideologjike sekulariste nga gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe natyrisht kjo nuk është përfundimtar. Kjo hapë derë që të parashtrojmë kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtuetshmërisë dhe ligjshmërisë së këtij vendimi, i cili mund të jetë përfundimtar dhe duhet të jetë në frymën e respektimit të drejtave të njeriut sipas standardeve të shteteve Evropiane të cilat janë obligative për tu marruar si model vendimet e tyre dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut  nga ana e Gjykatës Kushtetuese”, vlerëson avokati Bytyqi.

Për këtë vendim kanë reaguar edhe nga World Hijab Day Kosova, duke thënë se më këtë vendim  shteti i Kosovës ka dështuar në testin e demokracisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Dukiç: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran

Dukiç: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Ardon Jashari kthehet muajin tjetër në fushë

Jashari flet për triumfin ndaj Lecces dhe Modriqin

Dukiç: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran

Dukiç: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dy zyrtarë të MPB-së në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm

Paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen e rreshteri Lika – detaje nga seanca

Morën ryshfet për lëshimin e certifikatave për leje të armës, detaje nga arrestimi i të dyshuarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën