TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vendimi i Supremes për votat me postë, LDK: U vulos e vërteta, dështim i turpshëm për VV-në

nga teve1
26 Mars, 2025
0
A A
Vendimi i Supremes për votat me postë, LDK: U vulos e vërteta, dështim i turpshëm për VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, e cila ka refuzuar si të pathemelta ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Ashkalinjve sa i përket procesit të votimit me postë.

Sipas LDK-së ky vendim konfirmon edhe një herë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për të kontestuar votën e lirë të qytetarëve ishin të pabaza dhe politikisht të motivuara.

“Përpjekja për të anuluar këto vota përbënte një tentim të hapur për të përmbysur vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në mërgatë, vetëm e vetëm pse ata nuk votuan sipas dëshirave të Vetëvendosjes. E gjithë kjo u shoqërua me një fushatë manipulimesh, presioni publik dhe shpifjesh nga akterë të Vetëvendosjes. Për më tepër, përmes videove të publikuara nga vetë aktivistët e kësaj partie, u dokumentua qartazi ndërhyrja dhe mbushja në masë e fletëvotimeve në kundërshtim me çdo standard demokratik”, thuhet në reagimin e LDK-së në Facebook.

Më tej thuhet se Supremja me këtë vendim ka vulosur të vërtetën dhe se ky vendim është fitore e së drejtës, e demokracisë dhe e mërgatës.

“Gjykata Supreme, si instanca më e lartë e drejtësisë në këtë proces, ka vulosur të vërtetën dhe ka riafirmuar parimin se vullneti i lirë i qytetarëve nuk mund të kontestohet nga asnjë forcë politike që nuk e pranon rezultatin zgjedhor. Ky vendim është fitore e së drejtës, e demokracisë dhe e mërgatës sonë, e cila me përkushtim ka ushtruar të drejtën e saj të votës, pavarësisht përpjekjeve për t’u mohuar”, theksohet tutje.

Po ashtu thuhet se për LDK-në kjo është një fitore institucionale dhe morale, ndërsa për Vetëvendosjen, një dështim i turpshëm.

“Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për të mbrojtur çdo votë të qytetarëve tanë, brenda dhe jashtë vendit. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të përdhoset nga manipulimi, propaganda dhe përpjekjet për të deformuar të vërtetën. Për LDK-në, kjo është një fitore institucionale dhe morale, ndërsa për Vetëvendosjen, një dështim i turpshëm që i ekspozon para qytetarëve si një subjekt që është i gatshëm të shkelë mbi parimet demokratike për interesa të ngushta politike. LDK do të vazhdojë të jetë një forcë e qëndrueshme, e përgjegjshme dhe e vendosur në mbrojtjen e rendit demokratik dhe të vullnetit qytetar në Republikën e Kosovës”, thuhet në fund të reagimit.

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara dy ankesat e fundit lidhur me procesin zgjedhor, duke i hapur rrugë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikim të rezultateve.

Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Supremes./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

Zyba: Nuk është Albulena arsyeja, opozita po kërkon lajthitje procedurale

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

VV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e Presidentes, kërkon reflektim nga të tjerët

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Pasi u dyshua për dhunë ndaj të dashurës, reagon Valon Syla

“Info Nata”- 30.06.2025

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Si u përball Serbia me rezistencën e familjes Jashari – analiza e Ilir Kullës

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Valë e fuqishme nxehti përfshin Evropën Jugore, paralajmërohet edhe Kosova me temperatura deri në 37°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X