Një grua të hënën në Rahovec ka humbur jetën, pasi që ka rënë nga një lartësi prej 1.5 metra.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima femër kosovare është sjell pa shenja jete në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima është rrëzuar nga një lartësi 1.5 metra. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në raport./teve1.info/