TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vdekja e foshnjës njëvjeçare në Pejë nën hetime – Spitali mohon neglizhencën

Një foshnje 1 vjeç e gjysmë ka vdekur dje në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Mirëpo, Policia ka nisur hetimet pasi dyshohet se fëmijës nuk i është ofruar kujdesi mjekësor adekuat. Nga Spitali kanë mohuar akuzat për neglizhencë.

by TËVË 1
1 muaj ago
2 0
A A

Në oborrin e familjes Gashi, vizitat për ngushëllime kanë nisur.

Kjo pasi një ditë më parë, foshnja e tyre një vjeç e gjysmë vdiq në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

E për këtë janë ngritur dyshime se nga ky Spital, fëmijës nuk iu ofrua kujdesi mjekësor adekuat.

Televizioni tentoi të marrë një qëndrim nga familjarët, por të njëjtit nuk pranuan të prononcohen para kamerës.

Mirëpo prapa saj, ata thanë se janë të shokuar nga ngjarja dhe nuk preferojnë të flasin deri në publikimin e rezultateve të obduksionit.

E lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet.

Sipas raportit policor, babai i fëmijës ka njoftuar se të mërkurën e kishte dërguar foshnjën në spital për trajtim, por pas procedurave mjekësore ajo ishte liruar për në shtëpi.

Të enjten, pas përkeqësimit të gjendjes së fëmijës, prindi e kishte dërguar sërish në spital, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Policia është informuar nga spitali rajonal në Pejë se një fëmijë është pa shenja jete, njësitë relevante në Pejë menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes në Emergjencën e spitalit. Nga stafi mjekësor jemi njoftuar se fëmija është pranuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të ditës së njëjtë. Edhe përkundër ndihmës së ofruar nga ekipi mjekësor, rreth 08:50 është konstatuar vdekja e fëmiut. Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është cilësuar si ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Mirëpo, përmes një njoftimi për media, Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka mohuar të ketë pasur neglizhencë nga stafi i tyre mjekësor.

“Në mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në spital, këtë herë në gjendje të rëndë, me ç’rregullime të vetëdijes dhe probleme serioze në frymëmarrje. Menjëherë është trajtuar nga ekipi i mjekëve me oksigjen dhe terapi mbështetëse, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes është kryer intubimi nga ekipi i anesteziologëve. Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ku pritet të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Shqiptari 56-vjeçar që u raportua i zhdukur në Austri gjendet pa shenja jete

Shqiptari 56-vjeçar që u raportua i zhdukur në Austri gjendet pa shenja jete

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi SHB-ja i hoqi sanksione

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi SHB-ja i hoqi sanksione

39 aksidente në trafik me persona të lënduar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

Një person i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Prishtinë

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

Shqiptari 56-vjeçar që u raportua i zhdukur në Austri gjendet pa shenja jete

Shqiptari 56-vjeçar që u raportua i zhdukur në Austri gjendet pa shenja jete

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi SHB-ja i hoqi sanksione

Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë, pasi SHB-ja i hoqi sanksione

Atletët rusë në Kosovë, garojnë pa flamurin e shtetit të tyre në evropianin e Taekwondos

Atletët rusë në Kosovë, garojnë pa flamurin e shtetit të tyre në evropianin e Taekwondos

Dinamo e Kievit kërkon transferimin e Muharrem Jasharit

Shënon edhe Muharrem Jashari në Ukrainë

Familja e Yildizit zbarkon në Itali për rinovimin e kontratës

Familja e Yildizit zbarkon në Itali për rinovimin e kontratës

Mbrojtësi i Kosovës shënon golin e parë në Ukrainë

Mbrojtësi i Kosovës shënon golin e parë në Ukrainë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën