TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vazhdon rritja e çmimeve, vlerësohet si rezultat i mungesës së politikave ekonomike

nga Florijeta Dernjani
14 Shtator, 2024
0
A A
Vazhdon rritja e çmimeve, vlerësohet si rezultat i mungesës së politikave ekonomike

Gushti i këtij viti, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, u karakterizua me rritje të çmimeve, ku vetëm biletat e fluturimeve kushtuan 26.3% më shtrenjtë. Ky trend i rritjes vlerësohet se është rezultat i mungesës së politikave ekonomike.

Vazhdon trendi i shtrenjtimit të jetesës, në raportet krahasuese mujore të këtij viti me vitin e kaluar.

Edhe muaji gusht, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, është karakterizuar me rritje të indeksit të tërësishëm të harmonizuar të çmimeve të konsumit.

Më së shumti shtrenjtim kanë pësuar biletat e fluturimeve.

“Biletat e fluturimeve (26,3%), kafja, çaji dhe kakao (8,9%), pushime të organizuara (7,5%), peshqit (6,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(6,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%)”, thuhet nga ASK.

Rritjet e tilla, vlerësohet se janë kthyer në praktika të zakonshme, meqë mungon edhe reagimi nga ana e qeveritarëve.

“Tashmë kjo është bërë një trend, qe disa vite kemi një ngritje të nivelit të përgjithshëm çmimeve dhe një inflacion jashtëzakonisht të lartë dhe të papërballueshëm. Kjo e vështirëson edhe më tepër dhe e rëndon edhe më shumë jetën e qytetarëve të vendit. Fatkeqësisht, në këtë drejtim është duke munguar gatishmëria e Qeverisë për krjimin e politikave  të duhura, që të paktën prodhuesit vendor t’iu jep më tepër hapësirë, për stimulimin që ta ruajnë ekuilibrin ekonomik”, tha profesori i ekonomisl, Bashkim Mustafa.

Këto rritje të çmimeve, konsiderohet se tregojnë që rritja ekonomike e proklamuar disa herë nga Qeveria, nuk është reale.

“Rritja ekonomike në nivel vendi ose rritja e prodhimit bruto vendor, matet kryesisht në terma nominal ose në vlera monetare. Kjo nuk do të thotë që reflekton edhe rritjen reale të ekonomisë, që nënkupton që qytetarët paguajnë më shumë, qoftë për konsum apo qoftë për shërbime. Mirëpo, jo detyrimisht marrin vlerë më ta lartë”, tha ekonomisti Besnik Avdiaj.

Për muajin gusht, llogaritet të kenë pësuar rënie të çmimit llojet e ndryshme të karburantëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmim nga ushqimi, kërkohet kujdes i shtuar

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Krejt çfarë ndodhi sot në Kuvend pas alarmit për bombë

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Rregullorja e BQK-së sjell risi në regjistrimin e automjeteve

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

Punëtorët e KEK-ut të pakënaqur me kushtet e punës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X