Një fëmijë i moshës 4 vjeç dyshohet se ka rënë mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashticë e Vushtrrisë. Edhe pas kërkimeve deri në orët e mbrëmjes ai nuk është gjetur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për teve1.info tha se mbrëmë është ndalë kërkimi, kurse sot pritet të filloj përsëri.
Në kërkim të djalit, që nga ora 18:30 kanë dalë ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtim.