TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vaki në Prishtinë: Rruga po, trotuaret jo – ankohen banorët e rrugës “Ndue Përlleshi”

Banorët e rrugës “Ndue Përlleshi” në kryeqytet, po detyrohen të ecin në vendin ku kalojnë veturat. Shkak për këtë është mungesa e trotuareve në këtë rrugë, gjë që nga Komuna e Prishtinës, u tha se nuk do të realizohet brenda këtij viti.

by Fëllënza Krasniqi
2 minuta ago
0 0
A A

Banorët po detyrohen të ecin në vendin ku duhet të kalojnë veturat.

Krejt kjo si pasojë e mungesës së trotuarit në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

“Po duhet me ecë rrugës nuk po kemi çka me bo. Janë ndërtua banesat, e ato banesa janë ndërtuar pa planë nuk ka infrastrukturë qysh duhet e për atë edhe po duhet me ecë edhe rrugës. Me u pas ndërtua me plane këto, ishin bo edhe trotuaret”, deklaroi Fazli Llapashtica, qytetar.

E vështirësi për të kaluar në këtë rrugë, kanë edhe nënat me karrocat e fëmijëve.

“Mua më dhimbsen shumë këmbësorët që ecin se nuk ka trotuare siç po e shihni edhe kjo është e tmerrshme, kjo është problem jo vetëm këtu po në krejt lagjet e reja nuk ka trotuare si në  lagjen “Velania”. Ka shumë pak trotuare këtu më që siç po e shihni nuk e di kush edhe si e ka planifikuar këtë rrugë. Po ka vend këtu, e në pjesën tjetër një trotuar i ngushtë, por kam parë edhe nëna me karroca me fëmijë që kanë ec rrugës”, tha Violeta Selimi, banore.

Kjo gjendje e krijuar në këtë rrugë të kryeqytetit, ka shtyrë banorët të dalin me një kërkesë.

“Trotuaret me i bë patjetër asnjë rrugë mos me u ndërtua në qoftë se nuk e ka të paparë trotuarin edhe mos me u lanë rrugët që nuk kanë trotuar mos me i lanë kerret me kalua se është vështirë”, shtoi Selimi.

E për realizimin e kësaj kërkese, banorët në këtë rrugë, duhet të presin ende.

Kjo për shkak se nga Komuna e Prishtinës, thonë se trotuaret këtu, nuk do të realizohen brenda këtij viti.

‘Kërkesat e banorëve janë plotësisht të arsyeshme dhe ne i kuptojmë shqetësimet e tyre. Megjithatë, mundësitë tona për këtë vit janë të kufizuara dhe intervenimi që do të realizojmë përfshin: Largimin e kubëzave ekzistuese, ngritjen dhe nivelizimin e pusetave ekzistuese, vendosjen e shtresës së zhavorrit si dhe asfaltimin e rrugës. Dëshiroj të theksoj se për këtë vit nuk kemi mundësi buxhetore dhe kontraktuale për realizimin e trotuareve apo punimeve të tjera shtesë”, deklaroi Zyhrije Pllana nga drejtoria e investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës.

Tutje, nga komuna thonë se gjatë vitit të ardhshëm do t’i ndërmarrim hapat e nevojshëm për hartimin e projektit të plotë të rrugës “Ndue Përlleshi”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jakup Krasniqi kthehet në Hagë, përfundon vizita katërditore në Kosovë

Jakup Krasniqi kthehet në Hagë, përfundon vizita katërditore në Kosovë

Rrezik për sigurimin e energjisë gjatë dimrit, çka parashohin masat emergjente për energjinë për 60 ditë?

Rrezik për sigurimin e energjisë gjatë dimrit, çka parashohin masat emergjente për energjinë për 60 ditë?

Mjekët e rinj protestojnë për punësim, Racaj: 534 doktorë të papunë në Kosovë

Mjekët e rinj protestojnë për punësim, Racaj: 534 doktorë të papunë në Kosovë

Kritika për masat e sigurisë gjatë vizitës së Jakup Krasniqit: Spektakël i panevojshëm

Platforma “Liria ka Emër”: Shihemi sot n’16:00 n’shesh!

“Liria ka emër” me mesazh mbështetës për Jakup Krasniqin pas kthimit në Hagë

Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës

Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën