TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mjekët e rinj protestojnë për punësim, Racaj: 534 doktorë të papunë në Kosovë

Mundësitë e punësimit, specializimet transparente dhe pagesa e stazhit gjashtëmujor. Këto janë disa nga kërkesat e mjekëve të rinj, të cilët të shtunën protestuan para Ministrisë së Shëndetësisë.

by Arlind Beqiraj
7 minuta ago
0 0
A A

Mantelin e bardhë e kanë veshur pothuajse të gjithë.

Por jo brenda spitalit, por para Ministrisë së Shëndetësisë.

Këtë herë, profesionistët shëndetësorë nuk dolën për të trajtuar pacientë, por për të protestuar.

Në duar mbanin pankarta me kërkesat e tyre, të cilat thonë se prej vitesh nuk po marrin përgjigje.

Mundësitë për punësim, konkurset transparente për specializime dhe pagesa e stazhit gjashtëmujor janë disa nga kërkesat e mjekëve të rinj.

Në emër të protestuesve, Besfort Racaj, student i vitit të fundit në Fakultetin e Mjekësisë tha se të rinjtë nuk po kërkojnë privilegje, por mundësi për të punuar e për të ndërtuar të ardhmen në Kosovë.

“Për të kërkuar të drejtat tona dhe, mbi të gjitha, për të kërkuar një të ardhme në vendin tonë. Një dhimbje që ka një emër: pasiguri për të ardhmen tonë. Ne nuk jemi kundër askujt. Ne nuk jemi këtu për të kërkuar privilegje. Ne jemi këtu sepse duam të punojmë, të zhvillohemi dhe t’i shërbejmë popullit tonë. Të dashur kolegë, për kë po përgatitemi ne, profesionistët shëndetësorë, nëse nuk po krijohen mundësi që të punojmë në vendin tonë? Për çfarë po arsimohemi, nëse në fund të rrugëtimit tonë profesional na pret papunësia, pritja e gjatë dhe emigrimi?”, theksoi Racaj.

Ky i fundit ka kundërshtuar edhe shifrat e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se nga Kosova, gjatë viteve 2021–2026, kanë emigruar 650 mjekë, ndërsa 534 doktorë janë të papunë.

“Jo, kryeministër, nuk janë 171 mjekë të kthyer në Kosovë. Janë 650 mjekë të emigruar nga Kosova gjatë viteve 2021-2026. 534 doktorë janë të papunë në Kosovë. Shumë prej tyre madje presin për më shumë se 3 vite vetëm për një mundësi punësimi. Ndërkohë, 611 doktorë nga Kosova janë të licencuar në shoqatat mjekësore në Gjermani”, deklaroi Racaj.

Në protestë ishte edhe Ishte edhe profesoresha e fakultetit të mjekësisë njëherësh deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj.

Ajo tha se mjekët e rinj po përballen me padrejtësi, mungesë transparence dhe pamundësi për zhvillim profesional.

“Është një padrejtësi e jashtëzakonshme që është duke u bërë ndër vite studentëve, mjekëve të rinj, por edhe specializantëve e atyre që duan të specializojnë, pasi që nuk ka transparencë, nuk ka dialog serioz, të sinqertë me këta përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucione të tjera përgjegjëse”.

E në fund mjekët zhvilluan edhe një aksion simbolik ata hoqën mantelet e tyre dhe i vendosen mbi rrethojat e ministrisë së shëndetësisë”, tha Albena Reshitaj.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdojë edhe të dielën, nga ora 10:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Aty do të vendosen tavolina, ku profesionistët shëndetësorë do të ofrojnë shërbime simbolike për qytetarët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jakup Krasniqi kthehet në Hagë, përfundon vizita katërditore në Kosovë

Jakup Krasniqi kthehet në Hagë, përfundon vizita katërditore në Kosovë

Vaki në Prishtinë: Rruga po, trotuaret jo – ankohen banorët e rrugës “Ndue Përlleshi”

Vaki në Prishtinë: Rruga po, trotuaret jo – ankohen banorët e rrugës “Ndue Përlleshi”

Rrezik për sigurimin e energjisë gjatë dimrit, çka parashohin masat emergjente për energjinë për 60 ditë?

Rrezik për sigurimin e energjisë gjatë dimrit, çka parashohin masat emergjente për energjinë për 60 ditë?

Kritika për masat e sigurisë gjatë vizitës së Jakup Krasniqit: Spektakël i panevojshëm

Platforma “Liria ka Emër”: Shihemi sot n’16:00 n’shesh!

“Liria ka emër” me mesazh mbështetës për Jakup Krasniqin pas kthimit në Hagë

Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës

Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën