TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ushtria izraelite injoron afatin e tërheqjes, vret 22 libanezë

by teve1
2 vjet ago
2
A A
Ushtria izraelite injoron afatin e tërheqjes, vret 22 libanezë

Foto: AP

Ushtarët izraelitë kanë vrarë 22 persona dhe kanë plagosur 124 në Libanin jugor, thotë ministria libaneze e shëndetësisë, pasi ushtria izraelite qëndroi në disa pjesë të vendit pas skadimit të afatit për tërheqjen e tyre dhe largimit të Hezbollahut nga zona.

 

Ministria e shëndetësisë tha se në mesin e të vdekurve ishin gra dhe të plagosurit përfshinin gjithashtu gra, fëmijë dhe një mjek.

 

Të dielën në mëngjes, mijëra banorë u kthyen në qytete dhe fshatra përgjatë kufirit, pavarësisht paralajmërimeve nga ushtritë libaneze dhe izraelite, si dhe OKB-ja, se rajoni mbetet i pasigurt.

 

Izraeli tha se marrëveshja 60-ditore e armëpushimit me Hezbollahun nuk është zbatuar plotësisht dhe mbetet e paqartë se sa prej ushtarëve të tyre mbetën në Liban ose sa kohë do të qëndronin.

Ushtria izraelite tha se kishte gjuajtur “të shtëna paralajmëruese në zona të shumta” të Libanit jugor, pa specifikuar nëse kishte goditur njerez, dhe ka kapur disa njerëz që pretendonte se përbënin një “kërcënim të afërt”, raporton BBC.

Marrëveshja e armëpushimit, e cila u ndërmjetësua nga SHBA dhe Franca, i dha fund konfliktit 14 muajsh, përcaktoi tërheqjen e trupave izraelite nga Libani jugor dhe largimin e luftëtarëve të Hezbollahut dhe armëve nga zona.

Në të njëjtën kohë, mijëra ushtarë libanezë pritej të vendoseshin në zonën ku, për dekada, Hezbollahu ka qenë forca dominuese.

 

Konflikti u përshkallëzua shtatorin e kaluar, duke çuar në një fushatë intensive ajrore izraelite në të gjithë Libanin, vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hezbollahut dhe një pushtim tokësor të Libanit jugor.

 

Ofensiva vrau rreth 4,000 njerëz në Liban – duke përfshirë shumë civilë – dhe çoi në zhvendosjen e më shumë se 1.2 milion banorëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

Policia e Kosovës dhe FBI-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit

Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia

Limaj: Shteti dhe populli i Kosovës nuk lejojnë që t’i rishkruhet historia

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën