Juristi Valdet Hoxha nuk shprehet optimist se të akuzuarit për “pengim të drejtësisë” mund të lirohen në seancën e sotme.
Ai ka thënë se fakti që për këtë rast ka një marrëveshje për pranim të fajësisë nga Haxhi Shala, i jep Prokurorisë një betejë të fituar.
“Predispozitat nuk janë të mirë, për shumë arsyeje dhe ndër të tjera se në këtë proces gjyqësor ka dhe një marrëveshje për pranim të fajësisë të z.Shala. Prandaj, pothuajse Prokuroria ka një betejë të fituar në këtë luftë. Nuk jam optimist që do të ketë aktgjykim lirues, por natyrisht që nuk ka asnjë mundësi të pranohet si e mirëqenë që të pranohet si e mirëqenë propozimi i Prokurorit”, ka thënë ai në emision special në Tëvë1.







