TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ushtria e Izraelit thotë se e ka rrethuar Qytetin e Gazës dhe i ka “eliminuar” 130 militantë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Ushtria e Izraelit thotë se e ka rrethuar Qytetin e Gazës dhe i ka “eliminuar” 130 militantë

Ushtria e Izraelit tha se i ka “eliminuar” 130 militantë në Rripin e Gazës të enjten dhe se e ka rrethuar Qytetin e Gazës teksa ofensiva tokësore po vazhdon.

Qyteti i Gazës është qyteti më i madh në rripin bregdetar tashmë të rrethuar plotësisht nga Izraeli.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtës të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha të enjten vonë se “trupat e IDF-së e kanë kompletuar rrethimin e Qytetit e Gazës, i cili është vatra kryesore e organizatës terroriste të Hamasit”.

Ushtria izraelite tha se po bën “beteja të ashpra” kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës, dhe se i ka shkatërruar shumë armë dhe infrastrukturën ushtarake të Hamasit.

Avionët luftarakë e ndihmuan ofensivën tokësore dhe i sulmuan disa komando ushtarake dhe qendra të kontrollit të anëtarëve të rangut të lartë të Hamasit. Infrastruktura ushtarake e Hamasit në zonat civile ishte cak i sulmeve, po ashtu, tha ushtria.

Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha më herët gjatë ditës së enjte se katër prej shkollave të saj në Gazë, të cilat po përdoren si strehimore, janë dëmtuar në 24 orët e fundit.

Sipas OKB-së, katër shkollat e dëmtuara janë strehë e gati 20.000 njerëzve, shkruan REL.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë thotë se gati 50 prej ndërtesave të saj janë prekur nga lufta prej 7 tetorit, kur Hamasi kreu sulme befasuese në Izrael, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz dhe duke i rrëmbyer më shumë se 240 të tjerë.

Nga sulmet hakmarrëse izraelite në Gazë janë vrarë mbi 9.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Tags: Daniel HagariGazaHamasi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hotel Gallery po ndryshon konceptin e pushimit në Kosovë – luks, SPA dhe rehabilitim për të gjitha gjeneratat

Bill Gates parashikon se vetëm tre profesione do t’i mbijetojnë inteligjencës artificiale

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga inteligjenca artificiale, rreziku më i madh për njerëzimin

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

Astronomët thonë se kanë zbuluar yllin e parë të gjelbër

Liria – Dinamo, derbi i Ligës së Parë

Liria – Dinamo, derbi i Ligës së Parë

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Eisenkot mandatohet për formimin e qeverisë së re të Izraelit

Serbia ia ulë buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar, për ta shpresë Qeveria e Kosovës

Lista e udhëhequr nga Enkel Rexhepi fituese e zgjedhjeve për Këshillit Kombëtar Shqiptar

Auto Draft

Tanku i ushtrisë serbe, i braktisur në tokën e familjes Bulliqi – Gjurmët e luftës në Çubrel

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën