TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

UP-ja së shpejti me kurse të gjuhës rome

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
UP-ja së shpejti me kurse të gjuhës rome

Për një komunitet është e rëndësishme ruajtja e gjuhës dhe mësimi i saj nga brezat e rinj.

Në Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është planifikuar të hapet një kurs, ku për herë të parë do të mësohet gjuha bazike rome.

Lindita Rugova, dekane në Fakultetin e Filologjisë, thotë se aktualisht gjithçka është në fazën e planifikimit.

“Unë e kam një ide ta hap një kurs të gjuhës rome, jo program, jo departament, një kurs në Qendrën e Gjuhëve, të cilën e kemi themeluar para dy vjetësh… Të fillojmë ndoshta në vjeshtë”, thotë Rugova.

Sipas saj, ideja është që kursi të bëhet fillimisht pa pagesë.

Ajo thotë se një mësimdhënës, i cili është gjuhëtar, pothuajse është siguruar.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë konfirmon për REL-in se numri i mësimdhënësve të komunitetit rom në Kosovë është dhjetë, por nuk është e qartë se çfarë niveli të shkollimit kanë ata.

Nga organizata “Roma Versitas” në Kosovë, qëllim i së cilës është integrimi dhe përfshirja e komunitetit përmes arsimit, thonë se sigurimi i mësimdhënësve për kursin e planifikuar, mund të jetë sfidues.

“Sa u përket gjuhëtarëve, e di që janë 2-3 romë me diplomë master në këtë fushë dhe ata kanë studiuar jashtë. Nuk ka asnjë mundësi që këta njerëz të studiojnë në Kosovë, sepse nuk ka një profil të tillë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Avni Mustafa përfaqësues i organizatës “Roma Versitas”.

Ngjashëm shprehet edhe Bashkim Ibishi, drejtor ekzekutiv i OJQ-së Advancing Together, e cila merret me integrimin e komuniteteve në Kosovë.

“Janë tre mësimdhënës [të gjuhës rome] dhe këta kanë qenë të sponsorizuar nga organizatat ndërkombëtare, nuk kanë qenë të sponsorizuar nga buxheti i Kosovës”, thotë Ibishi për REL-in.

Mësimi i gjuhës rome është akredituar nga Ministria e Arsimit në Kosovë në vitin 2010, si mësim plotësues dhe zgjedhor për nxënësit e interesuar, vetëm në katër shkolla të Komunës së Prizrenit.

Nga kjo ministri kanë thënë se po bëjnë përpjekje që mësimi zgjedhor në gjuhën rome të zgjerohet edhe në komuna të tjera, përveç Prizrenit.

Kush do të mund ta ndjekë kursin?

Rugova thotë se kursi do të ofrohet për personat mbi moshën 18-vjeçare dhe se atë do të mund ta ndjekin kandidatë me prejardhje të ndryshme etnike.

“Ne do të kërkojmë që ta kemi [kursin] nga niveli fillestar, d.m.th. nga [niveli] A1. Në qoftë se nga kandidatët e interesuar paraqiten edhe ata që dinë pak, që dinë [për nivelin] A2 po e zëmë, jo A1, atëherë ne duhet të bisedojmë me profesorin e lëndës [dhe] profesori e propozon një program të lëndës dhe në bazë tij, ne vazhdojmë”, thotë Rugova.

Gjuha rome në Kosovë ka 4 dialekte: Bugudziski, Arliski – dialekt që flitet më së shumti nga romët në Graçanicë, Gjilan dhe Kamenicë, pastaj dialekti Gurbecki që përdoret në Pejë dhe Mitrovicë, si dhe dialekti i romëve nga Prizreni, që përdoret kryesisht në media, thotë Mustafa nga organizata “Roma Versitas”.

“Jam pak i shqetësuar për kurrikulën apo plan-programin e kursit… Mendoj se na mungon pjesa gramatikore. Nuk jam i sigurt se cili dialekt do të përdoret”, thotë Mustafa.

Tags: Avni MustafaBardh Rugovaup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Kurti priti në takim delegacionin bipartizan të kongresistëve amerikanë

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për kontrabandim emigrantësh

Arrestohen dy kosovarë në Maqedoninë e Veriut, dyshohen për kontrabandim emigrantësh

Përqafimi i Myftiut e Ipeshkvit, humori i Kurtit, mesazhi i Osmanit për haxhin – Pritja në BIK

Përqafimi i Myftiut e Ipeshkvit, humori i Kurtit, mesazhi i Osmanit për haxhin – Pritja në BIK

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari për dhunim

Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Hafiz Gagicës

Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Hafiz Gagicës

Presidenti turk Erdogan shënon Kurban Bajramin

Presidenti turk Erdogan shënon Kurban Bajramin

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet për vrasje të bashkëjetueses dhe zjarrvënie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën