TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

UNICEF: Dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas janë zhvendosur

by Besarta Mehmeti
5 vjet ago
0
A A
UNICEF: Dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas janë zhvendosur

Ai ka thënë se gati dy të tretat e fëmijëve të Ukrainës janë zhvendosur në vetëm gjashtë javë dhe gati gjysma e fëmijëve që mbeten në Ukrainë mund të përballen me pasiguri ushqimore.

“Nga 3.2 milionë fëmijë që vlerësohet se kanë mbetur në shtëpitë e tyre, gati gjysma mund të rrezikojnë të mos kenë ushqim të mjaftueshëm. Sulmet në infrastrukturën e sistemit të ujit dhe ndërprerjet e energjisë elektrike kanë lënë rreth 1.4 milionë njerëz pa qasje në ujë në Ukrainë. 4.6 të tjerë miliona njerëz kanë vetëm qasje të kufizuar,” tha Fontaine në komentet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Në vetëm gjashtë javë, gati dy të tretat e të gjithë fëmijëve ukrainas janë zhvendosur. Ata janë detyruar të lënë gjithçka pas: shtëpitë e tyre, shkollat e tyre dhe shpesh anëtarët e familjes së tyre,” shtoi ai.

Fontaine shtoi se situata për fëmijët në Ukrainë është edhe më e keqe në Mariupol dhe Kherson.

“Ata janë strehuar në shtëpitë e tyre dhe nën tokë, duke pritur që bombat dhe dhuna të ndalojnë,” tha ai.

Drejtori i urgjencave të UNICEF-it shprehu gjithashtu shqetësimet e tij për praninë e “mbeturinave shpërthyese të luftës” të cilat mund t’i ekspozojnë fëmijët në vdekje dhe lëndime, si dhe ndërprerjen e arsimit për fëmijët në të gjithë vendin.

“Mbyllja e shkollave në mbarë vendin po ndikon në mësimin – dhe të ardhmen – të 5.7 milionë fëmijëve të moshës shkollore dhe 1.5 milionë studentëve në arsimin e lartë. Në rajonin e Donbasit, një brez i tërë fëmijësh e kanë parë tashmë jetën dhe edukimin e tyre të përmbysur gjatë tetë viteve të fundit të konfliktit,”tha Fontaine./KP

Tags: femijetUkrainaUNICEF
ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Anëtarët e misionit të OSBE-së u ndoqën dhe u përgjuan nga BIA gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në Serbi

Anëtarët e misionit të OSBE-së u ndoqën dhe u përgjuan nga BIA gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në Serbi

Përfundon protesta në Tiranë

Përfundon protesta në Tiranë

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Arrestohen dy persona për vjedhje në Fushë-Kosovë

Policia, AKI dhe Prokuroria në aksion për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, arrestohen dy të dyshuar

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën