TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Zvicra luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad, fokusi te Granit Xhaka

nga tëvë1
25 Mars, 2023
0
A A
Zvicra luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad, fokusi te Granit Xhaka

Përfaqësuesja e Zvicrës ka mbërritur të premten mbrëma në Beograd. Arritja e lojtarëve të Zvicrës ishte e qetë dhe efikase, para përballjes me Bjellorusinë për kualifikimet e “Euro 2024”.

Në dalje të aeroportit të Beogradit, një njësi speciale e policisë serbe, me mbështetjen e disa policëve zviceranë, mbronin delegacionin e Zvicrës, shkruan Blick.

Në fokus të kësaj ndeshje është kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, shkaku që ndeshja luhet në Novi Sad të Serbisë. UEFA nuk po e lejon Bjellorusinë t’i zhvillojë ndeshjet vendas në Minsk për shkak të mbështetjes që i ka dhënë pushtimit rus të Ukrainës.

Dhe për ta bërë më të nxehtë para-ndeshjen është përkujdesur gruaja e Granitit, Leonita. Ajo ka postuar në Instagram festimin me shqiponjën dykrenare të burrit të saj në Kupën e Botës 2018, kur Zvicra pati eliminuar Serbinë në fazën e grupeve.

Është vetëm një nga arsyet pse Graniti u pa nervoz pas aterimit në aeroportin e Beogradit. Një faktor tjetër është edhe Kupa e Botës në Katar në dhjetor të vitit të kaluar. Xhaka ishte në qendër të vëmendjes edhe në atë ndeshje, për shkak të përleshjeve me disa lojtarë serbë.

Për këtë arsye, Federata zvicerane ka qenë e vetëdijshme për një kohë të gjatë se Xhaka, si një figurë stimuluese për serbët, ka nevojë për mbrojtje të veçantë. Në aeroportin e Beogradit, megjithatë, të gjithë frikat zhduken shpejt. Përveç disa gazetarëve nga Zvicra, askush nuk është interesuar për helvetikët atë mbrëmje.

Ndaj Bjellorusisë do të mungojë Xherdan Shaqiri për shkak të lëndimit.

Zvicra, përveç Bjellorusisë, në grupin kualifikues e ka edhe Kosovën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorran.

Sfida mes Bjellorusisë dhe Zvicrës pritet të nisë sot nga ora 18:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Superliga e Kosovës nis më 10 gusht

Nuk munguan befasitë në xhiron e 34-të në Superligë

Dallimet mes Real Madridit dhe Barcelonës: Kush është më i saktë? Kush vrapon më shumë? Sa sulmojnë?

Sot super ndeshja, Barcelona – Real Madrid

Sërish propozohet votim i fshehtë

Sërish propozohet votim i fshehtë

Ylli i Man Cityt i ofrohet Real Madridit dhe është i gatshëm të pranojë ulje page për një transferim

Ylli i Man Cityt i ofrohet Real Madridit dhe është i gatshëm të pranojë ulje page për një transferim

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X