TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

by tëvë1
2 vjet ago
3
A A
Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka reaguar pas kërkesës që LDK-ja ka dorëzuar në ZRrE ku ka kërkuar anulimin e vendimit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Ajo në një reagim ka thënë se vendime e ZRrE-së nuk anulohen me nënshkrime e me deklarata boshe, por me vendim të gjykatës.

Sipas saj, LDK po të kishte brengen e qytetarëve nuk do të bllokonte formimin e institucioneve.

“Për LDK-në, dhënia e milionave të taksapaguesve bizneseve të mëdha – siç kanë bërë edhe gjatë pandemisë – edhe mund të jetë politikë e dëshiruar, por atë mund ta realizojnë veç nëse i fitojnë zgjedhjet ndonjëherë. LDK e di shumë mirë se vendimet e ZRrE-së si institucion i pavarur nuk shtyhen as anulohen me nënshkrime e me deklarata boshe, të askujt. Ato mund të sfidohen vetëm në Gjykatë. Por ata kanë zgjedhur cirkun për publikun në vend të substancës. Po të brengoseshin për qytetarët, nuk do të bllokonin konstituimin e Kuvendit, duke pamundësuar kështu edhe raportimin e ZRrE-së në Kuvend”, ka shkruar ajo në Facebook.

Rizvanolli i ka bërë thirrje ZRrE-së të analizojë shkaqet e rritjes së madhe të kostos me furnizim me energji gjatë vitit 2024.

“ZRrE, në vend se të merret me politika qeveritare, bën mirë të shfrytëzojë kohën të analizojë në mënyrë të detajuar shkaqet e rritjes aq të madhe të kostos së furnizimit me energji gjatë vitit të kaluar, përfshirë 10-fishimin e tarifave të transmisionit, dhe nëse këto kanë mundur të evitohen – siç u kam kërkuar edhe përmes komenteve, edhe gjatë takimit në procesin konsultativ. Kjo duhet të jetë tema e parë që Komisioni parlamentar i ardhshëm për Ekonomi do ta trajtojë”, ka shkruar ajo.

Rizvanolli ka thënë se me Qeverinë Kurti 2 e as sipas saj me Qeverinë 3 se vendime për dhënie të “veç 50 milionë eurove” të taksapaguesve për të subvencionuar konsumin e energjisë elektrike të 1%-shit të korporatave më të fuqishme që operojnë në Kosovë, nuk do të ketë”./teve1.info/

LDK-ja e dorëzon në ZRrE kërkesën që të anulohet rritja e çmimit të rrymës

 

Tags: LDKRizvanolliTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Kënga serbe kundër Kosovës në Bruksel, Terras: KE dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim

Haxhiu udhëton sot për në Bruksel

Haxhiu udhëton sot për në Bruksel

Vendimet që mori Qeveria në detyrë të enjten

Qeveria mban mbledhje

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së, takime me Costan dhe Metsolën

Rama në Bruksel për Forumin e Zgjerimit të BE-së, takime me Costan dhe Metsolën

Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma

Kënga serbe kundër Kosovës në Bruksel, Terras: KE dhe Marta Kos i kanë borxh Kosovës një shpjegim

Haxhiu udhëton sot për në Bruksel

Haxhiu udhëton sot për në Bruksel

Vendimet që mori Qeveria në detyrë të enjten

Qeveria mban mbledhje

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot i vranët dhe me riga shiu

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën