TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ukraina falënderon Tiranën pas reagimit ndaj kërcënimeve të Rusisë

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Ukraina falënderon Tiranën pas reagimit ndaj kërcënimeve të Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka vlerësuar publikisht qëndrimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e saj ndaj Ukrainës, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social “X”, ku shpërndau edhe reagimin e ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Në reagimin e tij, kryediplomati ukrainas shprehu mirënjohjen për solidaritetin e Tiranës zyrtare, duke theksuar se kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve tregojnë shpërfilljen e Rusisë ndaj përpjekjeve për paqe.

“Ne e vlerësojmë qëndrimin parimor dhe të fortë të Shqipërisë. Kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve vetëm sa e ekspozojnë më tej shpërfilljen e Rusisë për përpjekjet e paqes. Ukraina vlerëson solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë. Së bashku, ne qëndrojmë për paqen, sigurinë dhe drejtësinë”, shkroi Sybiha.

Mesazhi i ministrit ukrainas vjen në vijim të tensioneve diplomatike dhe reagimeve ndërkombëtare pas deklaratave të fundit të autoriteteve ruse, të cilat u kanë bërë thirrje diplomatëve dhe shtetasve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të paralajmëruara.

Më herët, ministri shqiptar Ferit Hoxha e cilësoi këtë veprim si të papranueshëm dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

Në një postim në platformën “X”, ai deklaroi se “kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci, por intimidim”, duke e konsideruar një tjetër shkelje të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara si krejtësisht të papranueshëm. Kërcënimi i ambasadave nuk është diplomaci; është intimidim”, theksoi Hoxha.

Ai shtoi se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga Kievi dhe do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, duke qëndruar në solidaritet me institucionet dhe popullin ukrainas.

Ky shkëmbim mesazhesh vjen në një periudhë tensionesh të shtuara në konfliktin ruso-ukrainas, ndërsa Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në organizatat ndërkombëtare.

Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta e 129-të në Tiranë

Protesta e 129-të në Tiranë

BB: Ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1% më 2026

BB: Ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1% më 2026

Nxënësit protestues bllokojnë përsëri shkollat e mesme franceze, policia përdor gaz lotsjellës

Nxënësit protestues bllokojnë përsëri shkollat e mesme franceze, policia përdor gaz lotsjellës

Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë

Francis Halzen fiton Çmimin Nobel në Fizikë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Policia: Protesta përfundoi qetë e pa incidente serioze

Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Hamza: Ligji për Specialen siguron që lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet

Hamza: Ligji për Specialen siguron që lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Hasani: Kosova me prezencë periferike në Davos

Hasani: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës është në përputhje me Kushtetutën

​Votimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen, Haradinaj: Fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan

​Votimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen, Haradinaj: Fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën