TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Udhëtimi kontrovers i shkollës kosovare në Izrael, në mes të dhunës në Gaza

by teve1
5 muaj ago
6
A A
Udhëtimi kontrovers i shkollës kosovare në Izrael, në mes të dhunës në Gaza

Në një postim në rrjetin social Facebook,  Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë, nën drejtimin e drejtoreshës Kreshnike Kabashi, ka njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle, së bashku me një pjesë të stafit, do të nisen për një udhëtim studimor në Izrael.

Ky udhëtim organizohet në kuadër të një projekti binjakëzimi me shkollën izraelite “Magshimim Nahariya”, dhe tha se ka për qëllim zhvillimin e aktiviteteve ndërkulturore dhe krijimin e miqësive mes nxënësve kosovarë dhe atyre izraelitë.

Pjesë e këtij udhëtimi do të jenë gjithashtu përfaqësues nga Drejtoria e Arsimit, dhe udhëtimi është mbështetur nga vet Drejtori i Arsimit të Prishtinës, Samir Shahini.

Vizita e nxënësve kosovarë po realizohet në një kohë kur shumë shtete kanë vendosur sanksione ndaj Izraelit dhe kanë bojkotuar bashkëpunimin me shtetin izraelit për shkak të fushatës ushtarake që ka zgjatur gati dy vjet në Gaza, ku janë vrarë rreth 70,000 persona, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Komisioni Hetimor i OKB-së ka konstatuar në shtator të këtij viti se Izraeli ka kryer dhe po vazhdon të kryejë gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.

Bojkoti global akademik ndaj Izraelit ka vazhduar edhe pas një armëpushimi. Një raport i përgatitur nga Ekipi i Monitorimit të Bojkotit Akademik të Izraelit, i cili u krijua nga Komiteti i Presidentëve të Universiteteve në Tel Aviv, ka treaguar se numri i universiteteve evropiane që kanë vendosur bojkote të plota akademike ndaj institucioneve izraelite është rritur në 1,000 deri në nëntor.

Raporti gjithashtu përmendi raste të reja të akademikëve evropianë që refuzuan të bashkëpunonin me kolegët dhe universitetet izraelite.

Kujtojmë se, në këtë shkollë, po nën drejtimin zonjës Kabashi, nëntorin e kaluar  ishte organizuar një aktivitet për nder të 28 Nëntorit, ku gjatë një shfaqjeje teatrale, fëmijët u përfshinë në skena dhune që nxitnin armiqësi ndaj popullit turk. Në këto skena, nxënësit paraqiteshin me shpata dhe u përhapën mesazhe urrejtjeje që ishin në kundërshtim me vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës mes popujve.

Pas këtij incidenti, ish-drejtoresha e arsimit në Prishtinë, Jehona Lushaku Sadriu, i kërkoi falje ambasadës turke për ngjarjen.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Zeqaj: Kurti po krijon “mjegull politike”, s’ka interes për ta qeverisur vendin

Plagosen me armë zjarri dy persona në Ferizaj

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Smajljaj: “Ngutia” në Kuvend, sinjal i krizave të reja politike e pasigurisë institucionale

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën