TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

U promovua libri “Kur heshtja flet” për gjykimin në Hagë

by teve1
1 orë ago
0
A A
U promovua libri “Kur heshtja flet” për gjykimin në Hagë

U promovua libri “Kur heshtja flet” i ish-diplomatit , Ahmet Shala, që i kushtohet gjykimit në Hagë kundër ish-drejtuesve të UÇK-së siç u tha, padrejtësive, me të cilat u përballën ata gjatë këtij procesit tash e mbi pesë vjet.

Në promovim, autori Ahmet Shala tha se librin e shkroi si një qytetar, që ka parë, ka dëgjuar, ka përjetuar vetë dhimbjen që nuk shuhet – drejtësinë e vonuar.

“Ky libër nuk lindi për të qenë thjeshtë një botim, lindi si nevojë e shpirtit tim, si një ndjenjë e thellë gjatë e ndrydhur dhe si një zë që shpërtheu fare spontanisht. Nuk shkrova si akademik, por si një njeri i thjeshtë i këtij vendi. Shkrova si një qytetar, qe ka parë, ka dëgjuar dhe ka përjetuar vetë dhimbjen që nuk shuhet, drejtësinë e vonuar. Flasin ata qe sot prehen në parajsë. Janë aty ku nuk duhet të ishin, heshtja i ka rënduar më shumë se çdo fjalë, heshtja jonë. Historia e Kosovës nuk ndahet në kapituj, sikurse historitë e botës. Është një e vetme, e pashkëputur”, u shpreh Shala.

Ndërsa, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha se historia e vendit duhet të mbrohet në çdo vend e kohë dhe për ta mbrojtur duhet të shkruhet, siç e bëri Ahmet Shala.

“Liria ishte më e shtrenjtë sesa vetë jeta. Këtë histori e të vërtetë ne duhet ta mbrojmë me krenari në çdo kohë e vend, kudo në botë, sepse UÇK-ja është ideali më i fuqishëm i ndërtuar nga shqiptarët ndër shekuj. Për ta mbrojtur të vërtetën ne duhet ta shkruajmë atë. Historia nuk flet domosdo gjithmonë me zë të lartë. Ai na sjellë përballë të vërtetën e Hagës, takimet me ish-udhëheqësit e UÇK-së dhe vizitat duke kthyer heshtjen në zë të fuqishëm. Ky libër trajton jo vetëm rrëfimin personal të Shalës, por edhe gjykimin e padrejtë që po bëhet ndaj vetë proceseve tona jetike. Në libër përshkruhen pasojat e luftës nga masakra të shumta, plagë që koha nuk i shëron”, tha presidentja Osmani.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Gjykatën Speciale e votuan vetë me dorën e tyre krerët e UÇK-së, porse nuk e dinin se do të ishte e njëanshme.

Rama përmendi edhe kërcënimin që ka marrë për rresht dy vjet presidentja Vjosa Osmani, e cila, siç tha, nuk ka lejuar prokurorët të kontrollonin zyrën e institucionit të presidentit.

Ai theksoi se prokurorët në Hagë janë instrumentë të një gjykate, e cila është më politike sesa gjykata e Serbisë në raport me Kosovën.

“Nuk ka asnjë lidhje aktiviteti i tyre me UÇK-në me terrorin, me popullsinë civile, me spastrimin etnik, me varre masiv,e me shënjestrimin e fëmijëve dhe të grave nga snajperët e vendosur aty me këtë qëllim apo me përdhunime, me vrasje, me mbytje njerëzish në lum. Asgjë. Ata nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre. Dhe faktikisht ata vetë me dorën e tyre e votuan në Parlamentin e Kosovës një gjykatë, e cila në letër është një gjykatë e Kosovës, nuk është një gjykatë për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën.

Sot jemi në kushtet, kur ka marrë formë thuajse përfundimtare, pasi fjalën e fundit e ka gjykata, një plan shumë afatgjatë, i cili ka nisur me raportin famëkeq që mos të gjet kurrë prehej aty ku është Dick Marti për trafikim të organeve nga udhëheqja e UÇK-së. Dhe ai plan është shtyrë përpara nga përfaqësuesit e Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës. Edhe presidentja e Kosovës është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini. Unë po e them për herë të parë sot, sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të presidentit të Kosovës se do të kërkonin edhe aty prova të krimeve kundër njerëzimit. Kërcënimi i presidentes ka zgjatur dy vjet, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo ka ndaluar një gjë të tillë. Ata prokurorët janë instrumente të një gjykate, e cila ëahtë edhe më politike sesa gjykatat e Serbisë në raport me Kosovën. Ne sot duhet të bëjmë një pikëpyetje për veten tonë se ccgatë duhet të bëjmë, nuk e kam përgjigjen për këtë, por jam i sigurtë se duhet të bëjmë më shumë për këtë, sepse është një katastrofë për vetë drejtësinë ndërkombëtare, vetë Evropën, për Perëndimin demokratik, të cilin Kosova e testoi”, u shpreh Rama.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se karakteri i luftës së UÇK-së ishin arsye pse vendet që përfaqësojnë vlerat demokratike mbështetën luftën e drejtë të popullit tonë për liri.

“Është një libër që synon të ruajë historinë tonë nga tentativa për ta rishkruar atë. Jam i bindur se asnjë proces gjyqësor dhe asnjë tentativë për të dënuar muk do arrijë të bëj dhe as të ndryshojë natyrën e luftës sonë. Do të mbetet humane, e drejtë dhe e pastër, kurse karakteri i luftës sonë do të mbetet gjithmonë çlirimtare. Karakteri i luftës sonë ishin arsyej pse vendet që përfaqësojnë vlerat demokratike mbështetën luftën e drejtë të popullit tonë për liri. Qëndrojmë me shpresë se do t’i kemi së shpejti drejtuesit e UÇK-SË në mesin tonë”, shtoi Maqedonci.

Kryetari i BDI-së në Maqedoni të Veriut, Ali Ahmeti tha se do të veprohet guximshëm për të vërtetën.

“Ti kishe përnetuar me humbjen e njerëzve më të dashur të gjakut tënd dhe flisje po ashtu me dhembshuri edhe për familjet e të rënëve të Kosovës dhe familjet e çlirimtarëve që padrejtësisht janë në pranga vetëm e vetëm se luftuan për liri dhe dinjitet të kombit që ata i takonin.. Të gjithë e dimë se këtu po bëhet një gjyq i padrejtë, akuza për vepra të pabëra vetëm e vetëm se ishin atdhetarë çlirimtarë dhe organizatorë për rezistencë e luftë. Ne nuk do thyhemi, ashtu siç nuk thyhen edhe familjet e shokëve tanë, bashkëluftëtarëve tanë, të cilët gjenden në Hagë. Ne do të veprojmë, guximshëm për të vërtetën”, shtoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Peticion online për njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO

Historia e vërtetë pas filmit të Al Pacinos, nata kur Frank Serpico u “la të vdiste” nga kolegët e tij në Nju Jork

Historia e vërtetë pas filmit të Al Pacinos, nata kur Frank Serpico u “la të vdiste” nga kolegët e tij në Nju Jork

Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin kryesor në Sundance 2026

Filmi kosovar “Shame and Money” fiton çmimin kryesor në Sundance 2026

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Sopi: Gjykimi në Hagë është politik, rezoluta e deputetëve zviceranë ka peshë të jashtëzakonshme

Sopi: Gjykimi në Hagë është politik, rezoluta e deputetëve zviceranë ka peshë të jashtëzakonshme

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Policia arreston një të kërkuar me urdhërarrest nga Gjermania, dyshohet për këto dy vepra

21-vjeçar shoqërohet në polici në Kaçanik, i gjendet pistoletë në shtëpi

21-vjeçar shoqërohet në polici në Kaçanik, i gjendet pistoletë në shtëpi

Kurti pas takimit me Ramën: Diskutuam për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë

Kurti pas takimit me Ramën: Diskutuam për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë

BE i kërkon Izraelit të anulojë vendimin për regjistrimin e tokave në Bregun Perëndimor si “pronë shtetërore”

BE i kërkon Izraelit të anulojë vendimin për regjistrimin e tokave në Bregun Perëndimor si “pronë shtetërore”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën