TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Dokumentari “Kujtim i humbur” rikthen kujtesën e luftës së Kosovës

Studentët e Fakultetit Filologjik, sot i bashkoi dokumentari “Kujtim i mbuluar” i realizuar nga Ariana Krasniqi. Përmes rrëfimeve autentike të të mbijetuarve, dokumentari rikthen në vëmendje ngjarjet tragjike të vitit 1999 në fshatrat Makovc dhe Hallaq të komunës së Lipjanit.

Dokumentari përmbledh rrëfimet e pesë personave që i mbijetuan masakrave, duke përfshirë Idriz Govorin, Filloreta Vitinë, Kumrije Veliun, Fidan Ismajlin dhe Dardan Veliajn. Përmes tyre, u paraqiten përjetimet individuale dhe kolektive të një periudhe që vazhdon të ndikojë në jetën e shumë familjeve.

Autorja e dokumentarit, Ariana Krasniqi, theksoi se ideja për realizimin e këtij projekti ka lindur nga historia familjare dhe nevoja për të zbuluar të vërtetën e fshehur ndër vite.

“Ideja ka lindur shkaku i nënës, sepse gjithmonë kur bënim llaf për luftën në kohën kur i kam pasur unë 4 vjeç e gjysmë është përmendur daja, por jo në mënyrë kush dhe si ka qenë ai dhe gjithmonë një tentativë të fshehet. Por duke u rritur e kam kuptuar se populli ynë e kemi zakon t’i mbulojmë gjërat që na ndodhin, traumat, luftërat apo çka do që të jetë edhe me kohën është mirë të krijohet për familjen time, por edhe për familjet e tjera të Kosovës që kanë humbur dikë. Inspirimi ka qenë nga ana ime që dhimbjen ta kthejë m në forcë dhe atë dhimbje të kthehet në veshje, krejt ato ndjenja që kanë pasur këta persona në dokumentar i kam kthyer në një lloj pasqyrimi të ndjenjave të këqija, të gjitha traumat i kam kthyer në veshje”, u shpreh Krasniqi.

Ajo shtoi se përmes këtij dokumentari ka synuar që dhimbjen ta transformojë në forcë krijuese, duke e shprehur atë edhe përmes artit dhe dizajnit. Sipas saj, rrëfimet e protagonistëve janë kthyer në një pasqyrim emocional që tejkalon fjalën dhe prek dimensione të tjera të përjetimit.

“Jam fokusuar si kreator me përdor edhe tema të tilla si ajo e luftës dhe këtu kam paraqitur ndjenjat e njerëzve në veshje. Të tregohet se ne mund të prekim edhe pjesë të tjera me anë të artit”, tha ajo.

Krasniqi bëri të ditur se përzgjedhja e personazheve është bërë në mënyrë që secili të përfaqësojë një perspektivë të ndryshme të luftës: nga fëmijët te gratë dhe burrat.

“Koncepti ka qenë ta shohë secili person veten në këtë dokumentar… secili e tregon pjesën e vet, se si e ka përjetuar atë kohë…01:08:00… Idriz Govori i cili ka qenë shok i babait dhe kemi qenë duke bërë llaf dhe më ka treguar storien e Beqir Asllanit, i cili është person i mbijetuar nga krimet e luftës. Pastaj kanë ardhur shumë familjarë të tjerë si çika e tezes, djali i tezes. Koncepti ka qenë ta shohë secili person veten në këtë dokumentar. Psh çikën e tezes me e tregu pjesën e një fëmije se si e ka ndier veten në atë kohë, pastaj tezja si femër si e ka përjetuar me ndreq bukë në rrugë, me i la teshat, thjesht e u kujdes për familjen dhe djalin e dajës, Dardan Velisë i cili e tregon pjesën e një mashkulli… 1”08”30 dhe i fundit Fidan Ismajli tregon pjesën se si ia kanë vrarë babain para fytyrës”, tha ajo.

Ajo gjithashtu tregoi se realizimi i dokumentarit nuk ka qenë i lehtë për shkak të emocioneve të atyre që rrëfyen përjetimet gjatë xhirimeve, megjithëse ka pasur mbështetje nga familja dhe shoqëria.

Një nga rrëfimet më të fuqishme në dokumentar është ai i Idriz Govorit, i cili rikujtoi ditët e rënda të prillit 1999.

Në një tjetër moment rrëqethës, ai përshkroi përballjen direkte me vdekjen dhe torturat gjatë luftës, duke theksuar se vuajtjet kanë qenë përtej imagjinatës.

“Vdekja prej plumbit është e paçtë, mirëpo torturat dhe senet që kanë ndodhur në Kosovë kanë qenë të mëdha… 00:57:00… Te unë pasuria nuk ka peshë, pasuria është zero duhet të mbetet një vepër për më ec andej, sepse pasuria vjen e shkon… Nuk është në Lipjan, por në përgjithësi në Kosovë… Me këtë gjysmë fryme,” tha ai.

Ai kritikoi mungesën e trajtimit institucional të krimeve të luftës.

“Për ne nuk merret dikush me ne, merret Ariana prej Gjermanisë… ku janë krimet tona… vetëm në komunën time kemi rreth 180 martirë, asnjë person nuk është marrë me ne….00:40:00… Ja kam dhënë vetes detyrë prej se jam me shpirt, nuk kam me u largu deri në pikën e fundit, sepse krejt ju keni me ja thanë këtë rrëfim dikujt dhe duhet me u marr shpirtërisht kjo punë. Nuk është vetëm Jasharajt, Reçaku, Izbica krejt janë sene se neve na kanë ndodhur”, tha Govori, duke e cilësuar këtë si një plagë të hapur shpirtërore.

Ndërsa sa i përket pasaktësive në ekspozitën Masakrat e Kosovës 1998-1999 ai u shpreh se asgjë që nuk është realitet nuk është e mirë.

“Çdo send që nuk është e realitetit nuk është e mirë pa marrë parasysh se në çfarë mënyre i bënim kush i bën ato nuk do të thotë kush a i bën qeveria a e bën individi nëse nuk merresh drejtëpërsedrejt me atë çka duhet me u marr normalisht që e humb efektin e saj”

Megjithëse, autoria e dokumentarit është përballur me mungesë mbështetjeje institucionale, Krasniqi tha se kjo nuk do ta ndalë në rrugëtimin e saj artistik. Dokumentari është shfaqur në disa vende, ndërsa premiera e parë është mbajtur vitin e kaluar.

“Besoj që do të vazhdoj ndoshta jo me dokumentar të tillë, sepse nuk jam regjisore po mendoj me prek shumë tema që e prekin shumë persona se artin kam e me e lidh edhe me tema dramatike është mirë edhe me përpunu. Unë jam lajmëru në shumë vende për dokumentar jo vetëm për mbështetje financiare, por me mund me u shfaq dokumentar… Thjesht, është pritur shumë mirë është ekspozuar në shymë vende por siç kam pritur unë si një vajzë që vij nga jashtë shtetit që ka bërë diçka për Kosovën siç bëjnë edhe shumë të tjerë. Për fat të keq, nuk kam pasur shumë ndihmë, por prapë mendoj se ajo nuk është arsyeje të ndalesh”, tha ajo.

Ky dokumentar u realizua nga vetë iniciativa e Ariana Krasniqit, e cila përmes këtij dokumentari solli histori faktike të atyre që kishin ndodhur në luftën e Kosovës gjatë vitit 1999.

Ariana është një vajzë e lindur dhe e rritur në Gjermani dhe ky dokumentar është bërë për ta kujtuar dajën e saj Jetullah Ismajlin e përmes kësaj edhe shumë të tjerë që humbën jetën për këtë vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Marciana në Venecia

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Marciana në Venecia

Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth Troxler, Carlita, Manifest

Sunny Hill Festival konfirmon emra të rinj: Keinemusik, Seth Troxler, Carlita, Manifest

​Bienalja e Venecias hapet pa juri, kontestohet pjesëmarrja e Rusisë dhe Izraelit

​Bienalja e Venecias hapet pa juri, kontestohet pjesëmarrja e Rusisë dhe Izraelit

“Këngë me mesazh”, BBC-ja vlerëson performancën e Alis në Eurosong!

“Këngë me mesazh”, BBC-ja vlerëson performancën e Alis në Eurosong!

Hamza: Numri 125 i PDK-së – simbol i urtësisë, punës dhe dinjitetit

Hamza: Numri 125 i PDK-së – simbol i urtësisë, punës dhe dinjitetit

Abdixhiku: Numri 113 është numri i bashkimit dhe ringritjes së LDK-së

Abdixhiku: Numri 113 është numri i bashkimit dhe ringritjes së LDK-së

KQZ përcakton numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ përcakton numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qershorit

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën