TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Dhimbje më e madhe ishte kthimi në bankat e zbrazëta”, nderohen dy dëshmorët e ’81-tës

Homazhe sot u bënë edhe për dëshmorët, Naser Hajrizi e Asllan Pireva të cilët u vranë 45 vite më parë në demonstratat e studentëve të ’81-tës. Shokët e profesorët ndanë kujtimet për ta, derisa pranë lapidarit të tyre u vendosën edhe lule në shenjë nderimi.

by Doresa Geci
4 javë ago
3 0
A A

45 vite më parë ishin në ballë të demonstratave.

Vetëm një synim kishin, që Kosova të njihej si njësi e barabartë shtetërore në federatën jugosllave.

Mirëpo po atë datë të 2 prillit 1981, Naser Hajrizi e Asllan Pireva ranë heroikisht.

Revolta e tyre, dhe shumë studentëve të tjerë, shënoi atë ditë si moment historik në luftën për liri e barazi.

Guximin dhe vendosmërinë e Hajrizit e Pirevës, i ka të freskëta Arsim Kelmendi, i cili ishte pjesë e këtyre demonstratave.

“Na u kanë bashkëngjitë gjimnazistë që kanë qenë shumë më të ri se na, ne ishim 17 vjeçar ata ishin 15 vjeçar. Kurse me Naserin atë ditë kur ka ra për t’u përjetësuar, jemi nda të përmendorja ku ndahen dy rrugët, ai është ndarë andej ne kemi ardhur këndej. Kurse më së shumti që na ka frymëzuar neve është rënia e tij dhe qëndrimi i familjes kur kemi shkuar pas dy javësh ne shoqëria. Naseri ka mbetur frymëzim deri sot dhe do të vazhdojë të jetë frymëzim”, thotë Arsim Kelmendi, ish-student.

Ata, si shumë studentë të tjerë, kishin vetëm një kërkesë.

“Thirrjet e fuqishme për Kosovën Republikë vazhdonin edhe në atë gjendje ndër ta edhe dy të pandarit tonë, Asllani e Naseri të cilët me flamurin në dorë në këtë pikë që jemi sot i kujtojmë 45 vite. Ato ditë e kujtojmë këngën e tyre, ku shkolla buqiste nga kënga patriotike, këngë të cilat na sollën deri te protesta e madhe. Çdo kund, edhe në rrugë, temë kryesore ishte çlirimi e që Kosova të bëhej republikë”, thotë Skender Sejdiu, ish-profesor.

Dhimbja, sipas profesorit të tyre, u rëndua edhe më shumë pas kthimit në shkollë.

“Dhimbja më e madhe ka qenë kthimi në shkollë ku në dy bankat e zbrazëta ishin karainfilat e kuq , nxënësit ishin të gjithë të përlotur, asnjëri nuk e qonte kokën, por në emër të të rënëve u dashtë një kushtrim dhe një thirrje që ta vazhdojmë rrugën e tyre”, kujton Sejdiu.

Ndonëse i kishte vetëm 5 vjet asokohe, Bujar Hajrizi e kujton më shumë krenari vëllain e tij, Naserin.

“Për neve rënia e tij ka qenë një humbje e madhe, por ka qenë një krenari, se këtij vendi u deshtë me i dhënë gjak, u deshtë dikush me sakrifiku që me u ngritë këto themele të shtetit dhe ne sot me gëzu lirinë”, shprehet ai.

45 vite pas, këtë të enjte u përkujtua kontributi i Hajrizit e Pirevës për pavarësinë e Kosovës.

“Demonstratat e vitit 1991 ishin udhërrëfyes prijës për rrugën e mëvonshme të lirisë së popullit shqiptar që nuk u ndalën, por u përsëritën në çdo vit”, thotë Shefki Sadiku nga Shoqata e ish të burgosurve politikë.

“Kjo tregon një histori të popullit tonë në etapa të ndryshme që njerëzit e ndryshëm kanë dhënë kontributin e tyre duke dhënë edhe jetën që sot ta kemi një paqe, ta kemi demokracinë”, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Në nder të sakrificës së tyre, familjarë të shumtë e ish studentë vendosën kurora lulesh paranë pllakës përkujtimore e cila gjendet jo shumë metra larg objektit të Qeverisë.

Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ishin organizatorë të të rinjve në demonstratën e mëngjesit të 2 prillit 1981 në qendër të Prishtinës.

Ata u vranë nga të shtënat e oficerëve ushtarakë, të vendosur gjatë natës në objektin e ish-Bankës Popullore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani falënderon kongresmenët amerikanë për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, një nga Kroacia në Kosovë dhe një nga Kosova në Suedi

1 Maji, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025 në Shqipëri

1 Maji, 48 jetë të humbura gjatë vitit 2025 në Shqipëri

Si të rregulloni telekomandën kur nuk punon – truku i thjeshtë i “resetimit”

Si të rregulloni telekomandën kur nuk punon – truku i thjeshtë i “resetimit”

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Kurti kujton masakrën e Nabërgjanit: Drejtësia duhet të vihet në vend

Meta: Vjosa Osmani meriton mandatin e dytë, Kosova ka nevojë për një lider të fuqishëm

Osmani falënderon kongresmenët amerikanë për mbështetjen e Kosovës drejt NATO-s

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, AGK: Gazetarët përballen me kushte të pasigurta pune

Pija më e mirë e mëngjesit për plakje të shëndetshme

Pija më e mirë e mëngjesit për plakje të shëndetshme

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, një nga Kroacia në Kosovë dhe një nga Kosova në Suedi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën