TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paga e 13-të, deputetët “bamirës” para kamerës – në Qendrën për Autizëm nuk shkoi asnjë cent

Për një seancë gjatë muajit mars, deputetët e Kuvendit të Kosovës u paguan me dy paga. Kjo meqë edhe shumicës nga të zgjedhurit e popullit, iu takoi paga e 13-të. Pyetja nëse do ta marrin këtë pagë nuk u pëlqeu, ndërsa një deputet propozoi që ajo të jepet për bamirës.

by Driton Sadiku
3 muaj ago
1 0
A A

Më 5 mars u takuan për ta zgjedhur presidentin e ri.

E kjo ishte seanca e vetme, që të zgjedhurit e popullit e mbajtën muajin e kaluar.

Ani pse në këtë seancë dështuan, paga si zakonisht iu doli e plotë.

Madje, xhirollogaria e tyre u pasurua edhe me një rrogë tjetër.

Bëhet fjalë për pagën e 13-të, të cilën e morën një pjesë e madhe e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Pyetja për të, nuk u pëlqeu shumë deputetëve të enjten.

E ani pse pagesa e 13-të nuk i takoi, deputeti nga LDK, Ermal Sadiku, propozoi që kjo të jepet për fëmijët me autizëm në ditën botërore të tyre.

Ani pse jo para kamerës së Tëvë1, Sadiku prapa saj tha se paratë për këtë, do t’i jap nga xhepi i tij.

Ndërsa propozimit, u shpreh i gatshëm t’i bashkohet edhe një tjetër deputet.

“Unë i kamë dhënë disa herë nga një pagë për kategori të tilla, jam i gatshëm”, tha Elmi Reçica-deputet i PDK-së.

E dikush tjetër, thotë se bamirësia është personale.

“Mendoj që bamirësia është shumë personale edhe gjithkush e jep ku mendon që është më e dobishme për shoqëri”, tha Avdullah Klinaku-deputet i LVV-së.

E rrogën e 13-të e mori edhe Besnik Tahiri.

Por, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, tha se po mendon për një kategori tjetër.

Por, ani pse para kamerës u shprehen të gatshëm, deri në mesdite asnjë cent nuk shkoi të enjten në Qendrën për Autizëm në Prishtinë.
Për Tëvë1, këta të fundit thonë se duan ligj të veçantë për autizëm, jo ndihma të tilla.

“Miratojeni ligjin, autizmi nuk pret, Për neve është shumë e rëndësishme që politikat me qenë ato të cilat i shtyjnë ligjet në interes të kategorive me aftësi të kufizuar, që e bëjnë jetën me të lehtë dhe më të mirë për ta”, tha Hatixhe Hoxha, drejtoreshë e shoqatës së “Autizmit”.

Ndryshe, pagën e 13-të s’e gëzuan vetëm ata që në ulësen e deputetit u ulën për herë të parë, apo ata që nuk i kanë mbushur një vit angazhim në punë të shtetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

Kos dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik”: Në Evropë nuk ka vend për një retorikë të tillë

Humb jetën një person në një vetaksident me traktor në Greminik të Klinës

Mulolli: Qasja e Ardian Gjinit ndaj ftesës së Kurtit ishte e mençur dhe taktike

Mulolli: Qasja e Ardian Gjinit ndaj ftesës së Kurtit ishte e mençur dhe taktike

Thaçi: LDK po përballet me krizë të brendshme, koalicioni me LVV-në vështirë të realizohet

Hetemi dhe ambasadori i Shqipërisë flasin për bashkëpunim

Hetemi dhe ambasadori i Shqipërisë flasin për bashkëpunim

ShBA e mbyll ambasadën në Beirut

Trump: Ngushtica e Hormuzit e hapur për të gjithë, përveç Iranit

​“Spastruesja etnike” e Kosovës, Paunoviq nuk bëhet pishman, mbron SPS-në dhe Millosheviqin

​“Spastruesja etnike” e Kosovës, Paunoviq nuk bëhet pishman, mbron SPS-në dhe Millosheviqin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën