TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U mbijetoi 16 plagëve, Bogujevci: Qëllim i serbëve ishte të na zhduknin të tërë

by Jona Kelmendi
3 muaj ago
2 0
A A

Ishte 13 vjeç kur humbi 14 anëtarë të familjes.

E vetë u shpëtoi 16 plagëve që mori nga plumbat e ushtrisë serbe.

Edhe ky përvjetor i 27-të, ashtu si çdo vit tjetër, Saranda Bogujevcin e gjeti me dhimbje.

Mirëpo ajo thotë se historia e luftës, duhet mbajtur mend gjithmonë.

“Ajo çfarë duhet ta mbajmë në mend është që kjo ka ndodhur me një qëllim dhe ka ndodhur me një qëllim për me të zhdukë komplet. Serbia ka përdorur, domethënë, çdo lloj forme të dhunës dhe të krimit me u siguru që nuk mbetet asnjë shqiptar këtu. Dhe unë kam qenë 13 vjeç, kam qenë dëshmitare e masakrës, si unë, fëmijët e axhës dhe plot të tjerë i mbajmë plagët në trup, po natyrisht që dhe krejt familja i mban plagët në shpirt. Se është e vështirë kur humb familjen në formën mizore në të cilën ata e kanë bërë”, deklaroi ajo.

Në masakrën në Podujevë kishte pësuar edhe Enver Duriqi, i cili kishte humbur prindërit, bashkëshorten dhe 4 fëmijët.

Ndonëse Duriqi vdiq vitin e kaluar, Bogujevci thekson se kujtimi për të nuk shuhet kurrë.

“Me gjithë këtë dhimbje sot ajo që më bën të lumtur është kur i shoh që familjet kanë ecur përpara, janë rritur, po shtohen brezat, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Fatkeqësisht, tash e dy përkujtime, axhen Enver nuk e kemi më në mesin tonë, që e shton dhimbjen tutje. Po që edhe kujtimin e tij dhe kujtimin e secilit familjar duhet ta mbajmë gjallë. Unë gjithmonë flas që nuk kanë qenë vetëm disa anëtarë familjes, kanë pasur ëndrra, kanë pasur karakteret e tyre, kanë pasur rolin e tyre brenda familjeve tona dhe shoqërisë, edhe fëmijët”.

28 marsi i vitit ‘99-tës ishte ditë e rëndë edhe për vëllaun e Enverit, Shemsi Duriqin.

“Shtatë anëtarë të familjes janë pikërisht familja ime, janë dy prindërit, është bashkëshortja e vëllait me katër fëmijë, me mosha të reja nga 2 vjeç deri në 13 vjeç. Kjo është një rast apo një masakër mund të themi me përmasa shumë të mëdha në komunën e Podujevës”, thotë Duriqi.

Ai rrëfen gjithashtu për forcën e familjes për të vazhduar jetën, pavarësisht tragjedisë së përjetuar.

“Sido që të jetë, prapë familjet kanë gjet ngushëllim, mbështetje, kanë fillu jetën, e pikërisht flasim për vëllaun, i cili edhe pse iu masakrua e tërë familja – dy prindërit, bashkëshortja dhe fëmija prapë u martua, krijoi familje të re dhe tani gëzon edhe fëmijë të tjerë të cilët i ka pagëzuar me emrat e tyre të të tjerëve”.

Përveç familjes Bogujevci e Duriqi, në masakrën e 28 marsit të vitit 1999 në Podujevë kishte pësuar edhe familja Llugaliu.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti kërkon mbështetje më të madhe për mandatin e ri

Vetëvendosje rrit numrin e mandateve, shkon në 51 ulëse

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS njofton për orarin e reduktimeve të planifikuara për të dielën, këto vende mbesin pa rrymë

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Përfundon numërimi i votave të rregullta, procesi zgjedhor hyn në fazën finale

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Zbulim tronditës në Poloni, gjenden mbetje njerëzore të mbi 30 personave në një pronë private

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Osmani: Kosova nuk lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një subjekti apo individi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën