TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

U certifikua gjenerata e pestë e asistentëve për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore

by teve1
3 vjet ago
0
A A
U certifikua gjenerata e pestë e asistentëve për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së certifikatave për gjeneratën e pestë të Asistentëve për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore.

Kryeministri Kurti tha se të të gjithë jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, si nga vetitë e karakterit, tiparet fizike, prirjet apo kërkesat e caktuara dhe kjo inkurajon zgjerimin e vetëdijes, thellimin e dijes dhe na jep mundësi t’i kuptojmë ndryshimet e t’i trajtojmë si duhet, duke synuar barazi për të gjithë.

“Të qenit ndryshe është vlerë për një shoqëri demokratike dhe të shëndoshë”, u shpreh ai.

Me tej, kryeministri Kurti theksoi se disa kualifikime kërkojnë vëmendje të posaçme dhe kujdes të veçantë, sepse mbështesin individë me nevoja të veçanta arsimore, prandaj, nuk ka mënyrë më të mirë për ta ndërtuar të ardhmen bashkë, se sa duke përgatitur profesionistë të kualifikuar e të specializuar, që më pastaj përgatisin të tjerët të zhvillojnë e të marrin aftësi të tyre e të reja.

“Një fakt i spikatur për gjeneratën tuaj të asistentëve, është se, fillimisht patëm planifikuar pesë grupe me 125 pjesëmarrës, por përfundimisht janë krijuar shtatë grupe me 180 pjesëmarrës nga 21 komuna të Kosovës anembanë vendit tonë”, tha kryeministri, duke shtuar se deri tani kemi 409 asistentë të certifikuar, gjithsej në pesë gjenerata, ndërsa aktualisht po e vijon trajnimin gjenerata e gjashtë.

Në fund ai përgëzoi Ministrinë e Arsimit për punën intensive dhe cilësore dhe falënderoi partnerët ndërkombëtarë LuxDev dhe Pearson për bashkëpunimin frytdhënës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e mijëra eurove

Vidhen mbi 275 mijë euro në një lokal në Prishtinë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet një person në Vushtrri, sulmoi fizikisht të dashurën dhe shtiu me armë në afërsi të saj

Disa ushtarë padisin ministrinë, nuk u paguan për orët shtesë

Lëndimi i ushtarit në stërvitje, FSK: Rrethanat e incidentit janë duke u trajtuar

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Polici harron armën në një lokal, qytetari që e kishte marrë intervistohet në polici

Picula: Serbia të hapë arkivat e luftës dhe të japë informacione për të zhdukurit

Të “pakapshmit” e shtetit

Në Qendrën Emergjente në Ferizaj vdes një 2-vjeçar, policia po heton rastin

Vjedhje në shkollën e fshatit Mramor në Prishtinë

Vjedhje në shkollën e fshatit Mramor në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën