TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Turqia rikthen komandën e KFOR-it – Gjeneral Ulutash premton siguri për të gjitha komunitetet në Kosovë

Gjeneralmajori i Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash është rikthyer në krye të komandës së KFOR-it. Ulutash me të marrë komandën tha se do të angazhohet për të shërbyer në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për të gjitha komunitetet.

by Venhar Isufi
11 muaj ago
1 0
A A

Sot, filloi ceremonia për ndërrimin e komandës së KFOR-IT këtu në kampin “Film City” në Prishtinë.

I pari mori fjalën gjeneralmajori i Ushtrisë Turke, Ozkan Ulutash, i cili u rikthye në krye të komandës së KFOR-it.

Ulutash premtoi përkushtim dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të misionit për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri lëvizjeje për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“KFOR-i ka shërbyer shumë mirë për Kosovën dhe është i gatshëm për çdo sfidë të sigurisë që mund të lindë. Po ashtu, dua të falënderoj KFOR-in për respektin dhe mbështetjen e dhënë ndaj partnerëve dhe komunitetit që shërben. Si pjesë e KFOR-it, prioritetet e mia gjatë këtij misioni kanë qenë gjithmonë të siguroj një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe të mbroj sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, deklaroi Ulutash.

E ish-komandanti italian i KFOR-it, Enrico Barduani në fjalën e tij të përfundimit të mandatit, u shpreh se ka ende indikacione për destabilitet në Kosovë.

Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura.

“Sigurisht, situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm që nga nisja e KFOR-it, dhe dëshmia më e prekshme për këtë është fakti që sot forcat e KFOR-it janë reduktuar në më pak se 10% të asaj që ishin në vitin 1999. Dhe kjo nuk është aspak një arritje e vogël. Megjithatë, ende ka shqetësime për qëndrueshmërinë e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura, dhe pikërisht për këtë arsye roli i KFOR-it mbetet kritik, si dhe thelbësor për t’u parë si pjesë integrale e angazhimit të vazhdueshëm të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare. NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i po luan rolin e vet në këtë drejtim. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është një kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”, tha Barduani.

Disa fjalë i tha edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

E para e shtetit riafirmoi aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe nënvizoi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe partneritetit me aleatët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

“Në një kohë kur kërcënimet ndaj paqes po shumëfishohen, aleanca është më e fortë kur qëndron me partnerë që vërtet e kanë dëshmuar përkushtimin e tyre. Kosova e ka bërë këtë vazhdimisht, përmes qëndrueshmërisë sonë, reformave tona dhe vendosmërisë së popullit tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë përkrah aleatëve tanë, sepse vetëm së bashku mund të sigurojmë që paqja e fituar me mund sot të bëhet paqja e qëndrueshme e nesër. Por duhet ta bëjmë të qartë: ka nga ata që përpiqen të zhbëjnë gjithçka që kemi arritur, që duan të na kthejnë pas në të shkuarën. Për ta, përgjigjja jonë duhet të jetë e vendosur. Pajisja me lëshime ndaj diktatorëve dhe autokratëve nuk mund të jetë përgjigjja, sepse historia e tregon këtë herë pas here. Partneriteti nuk mund t’u jepet atyre që kryejnë agresion ndaj fqinjëve”, tha ajo.

Më pas, nën patronazhin e KFOR-it, u bë edhe ndërrimi i flamurit, ndërkaq presidentja Osmani ndau edhe medalje për ish- komandantin e KFORI-t, për kontributin e tij në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Të rinjtë e Kosovës mbështesin Evropën, por lodhen nga pritja

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Huthët marrin qytetin strategjik Al-Makha, i afrohen ngushticës Bab al-Mandeb

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Mbi 1.7 milionë euro investohen në palestrën sportive në Istog

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Gjini në takim me ambasadorin e Norvegjisë: Populli i Kosovës do ta gjejë rrugën për rivendosjen e demokracisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Prokuroria: Thaçi i dha udhëzime Mustafës për mënyrën e dëshmisë

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

Mijëra protestojnë pas hapjes së ambasadës së parë izraelite në Slloveni

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën