TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tuci e Ramadani flasin për duelet e nëntorit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tuci e Ramadani flasin për duelet e nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë po i vazhdon përgatitjet para ndeshjes së parë të këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Gjërat duket se po shkojnë sipas planit për selektorin Sylvinho, ndërsa Indrit Tuci e Ylber Ramadani në konferencën për shtyp të mërkurën zbuluan se si po shkojnë përgatitjet e “kuqezinjve”.

Si sulmuesi ashtu edhe mesfushori, insistuan se fillimisht janë të fokusuar te ndeshja me Çekinë, përpara se të mendojnë për duelin me Ukrainën.

Shqipëria, të shtunën luan me Çekinë kurse tri ditë më vonë përballet me Ukrainën, ndeshje këto që do t’i luaj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

I grumbulluar për herë të dytë me Kombëtaren, Indrit Tuci vlerësoi çekët për lojën që bëjnë, ndërsa theksoi se kuqezinjtë po marrin masat e duhura për të dyja ndeshjet.

Ai  tregoi se është në gjendje të mirë fizike dhe tha se është gati për të dhënë maksimumin e tij nëse trajneri i jep mintazhë dhe insistoi se kuqezinjtë luajnë për kombin shqiptar, si dhe shpreson të shënojë edhe gol te këto sfida.

“Vetëm të luaj para tifozëve në ‘Air Albania’ është ndjenjë e veçantë. Shpresoj shumë që të shënoj edhe gol. Nuk ka rëndësi se kush shënon. Nëse shënon Ramadani do të jem dyfish më i lumtur. Çdo ditë e mendoj debutimin në Tiranë. E mendoj edhe golin dhe si mund të shënoj. Objektivi im është që të jap më të mirën dhe të ndihmoj ekipin. Goli është i mirëseardhur, nëse vjen”, ka thënë Tuci.

Ndërkohë, Ylber Ramadani vlerësoi të dy kundërshtarët dhe theksoi se fokusi është te ndeshja me Çekinë duke nënvizuar se Kombëtarja do të japë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në të dyja takimet.

“Të dy kundërshtarët janë të fortë, kanë luajtur në Evropian. Synimi i tyre është kualifikimi, por ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës me Çekinë, e më pas për atë me Ukrainën. Nuk do të jetë lehtë pasi janë kundërshtarë të fortë. Çekia është skuadër fizike, por ne po përgatitemi. Avantazhi ynë i vetëm janë tifozët që do t’i kemi në ‘Air Albania’. Do të jenë shtysë e madhe për ne”, ka thënë të mërkurën në konferencë për shtyp mesfushori Ylber Ramadani.

Shqipëria i ka gjashtë pikë në vendin e tretë, sa edhe Gjeorgjia në të dytin. Çekia e kryeson grupin me shtatë pikë, ndërsa Ukraina i ka katër. Çdo gjë mbetet e hapur për vendin e parë në grup, që siguron kalimin në Ligën A.

Sylvinho përballet me mungesa të shumta para ndeshjeve vendimtare. Armando Broja, Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Marash Kumbulla, Rey Manaj janë prej lojtarëve që mungojnë. Adrian Bajrami, Jon Mersinaj e Arbnor Muja janë prej lojtarëve që u ftuan më vonë, pas konfirmimit të mungesave të shumta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takon Donjeta Sadikun pas triumfit në Lojërat Mesdhetare

Kurti takon Donjeta Sadikun pas triumfit në Lojërat Mesdhetare

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026, e gjashta për Kosovën

Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Taranto 2026, e gjashta për Kosovën

Fazilu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Fazilu fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026

Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron vendit edhe një medalje

Laura Fazliu në finale të Lojërave Mesdhetare, i siguron vendit edhe një medalje

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, ndan 100 mijë euro për DokuFest-in

Kurti: Kosova s’mund të presë deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Babai i Triumf Rizës: Fatkeqësi që 19 vjet pas vrasjes së tij, rasti ende s’ka përfunduar

Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, bashkëpunimi Prishtinë-Beograd është kyç

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për sot, nafta zbret për dy cent

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Zhduket një grua me fëmijën e saj në Mitrovicë të Jugut

Axha e raporton të zhdukur nipin në Prizren

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Dyshohet se dhunoi një të mitur, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Gjendet i vdekur një burrë në Dragash, Policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën