TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tryezë për tekstet shkollore të historisë: Ende metoda tradicionale, ka mbingarkesë të fakteve dhe emrave

by teve1
7 muaj ago
0
A A
Tryezë për tekstet shkollore të historisë: Ende metoda tradicionale, ka mbingarkesë të fakteve dhe emrave

Instituti Albanologjik organizoi një tryezë me temë “Tekstet shkollore të historisë në Republikën e Kosovës”.

Kjo tryezë u organizua nga Dega e Historisë e këtij instituti, në të cilën morën pjesë profesorë të historisë.

Drejtori i kësaj dege, Nuredin Ahmeti, tha se tekstet shkollore të historisë janë instrumente të rëndësishme të identitetit dhe mendimit kritik të nxënësve.

“Ky organizim përbën një hap modest drejt reflektimit të përbashkët mbi mënyrën se si historia mësohet, interpretohet dhe transmetohet përmes teksteve shkollore tek brezat e rinj. Tekstet shkollore në përgjithësi e ato të historisë në veçanti, ndoshta dikush mund t’i ketë konsideruar thjesht si materiale mësimore, por në fakt ato nuk janë të tilla. E kaluara dhe e tanishmja po dëshmojnë se ato janë instrumente të rëndësishme të vetëdijes sonë kolektive, identitetit dhe mendimit kritik të nxënësve, prandaj cilësia, përmbajtja dhe qasja metodologjike e tyre kanë një rëndësi të veçantë për zhvillimin arsimor dhe shoqëror të vendit tonë”, tha Ahmeti.

Ndërsa, historiani Ibrahim Gashi tha se termat pavarësi dhe bashkim kombëtar përdoren shpesh për të ngjallur ndjenja patriotike.

“Disa terma historikë mbajnë ngarkesë të theksuar ideologjike dhe kulturore duke u ndikuar nga konteksti politik e shoqëror. Terma si çlirim, pavarësi, bashkim kombëtar përdoren shpesh për të ngjallur ndjenja patriotike ose për të legjitimuar ngjarjet e shkuara dhe identitetin kombëtar…Në anën tjetër terma si agresion, shtypje bartin një mendim kritik dhe theksojnë padrejtësitë dhe pasojat negative të proceseve historike. Edhe termat kapitalizëm, feudalizëm, industrializëm nuk janë vetëm koncepte shpjeguese, por kanë edhe interpretime ideologjike që lidhen me menyrën se si perceptohen ndryshimet shoqërore, politike e ekonomike”, tha Gashi.

Kadire Hajzeraj nga Instituti Albanologjik tha se ende përdoren metoda tradicionale të mësimdhënies së historisë në shkolla dhe ka mbingarkesë të fakteve dhe emrave.

“Përmes historisë zhvillohet identiteti kombëtar, ndërgjegjësimi qytetar dhe mendimi kritik, megjithatë mësimdhënia dhe mësimnxënia e historisë fillon me sfida të shumta që kërkojnë trajtim të vazhdueshëm profesional….Në shumë shkolla ende përdoren metoda tradicionale ku mësuesi ende ligjeron ndërsa nxënësi dëgjon në mënyrë pasive. Një gabim tjetër është dhe mbingarkesa me fakte dhe emra, gjë që e bën historinë të duket si lëndë memorizimi”, tha Hajzeraj.

Në këtë tryezë u vlerësua e nevojshme të ndërrohen metodat e mësimdhënies në shkollat e vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

Arrestohet Gëzim Berisha – drejtori i Spitalit të Mitrovicës për dhunë në familje

Kurti: Shpresojmë që zhvillimet e reja në Serbi të hapin rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Kurti: Shpresojmë që zhvillimet e reja në Serbi të hapin rrugën për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Protestuesit hedhin bomba molotovë, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

SHSKUK kërkon verifikimin e pretendimeve për dhunë, paralajmëron masa ndaj drejtorit Gëzim Berisha

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

​Protestuesit godasin policinë me llastiqe dhe kapsolla në Tiranë

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

Çeku takon prindërit në Pejë, diskuton për Strategjinë e Arsimit 2035+

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur

​Prishtina triumfon në derbin ndaj Llapit

​Prishtina triumfon në derbin ndaj Llapit

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

​Studentët nuk lejojnë bashkimin e PD-së në protestën para Ministrisë së Arsimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën