TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump skeptik për qëllimet e Putinit, Zelenskyy: Ishte një takim produktiv

Pas takimit të papritur ndërmjet presidentit amerikan Donald Trump dhe atiji ukrainas Volodymyr Zelsnkyy në Vatikan, Trump u shpreh skeptik që presidenti rus Vladimir Putin dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, teksa Zelensky e konsideroi produktiv takimin me Trumpin.

by Jetmira Lushi
11 muaj ago
0
A A
Trump skeptik për qëllimet e Putinit, Zelenskyy: Ishte një takim produktiv

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas Volodymyr Zelsnkyy patën një takim ballë për ballë të shtunën  në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë.

Mu aty ku i ndjeri Papa Françesku shpesh predikonte nevojën për një fund paqësor të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ndërsa nga takimi 15 minutësh i dy liderëve nuk dolën shumë detaje, Trump, me t’u kthyer nga Vatikani në Uashington kishte drejtuar akuza ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Trump tha se ka dyshime nëse Vladimir Putin i Rusisë vërtetë dëshiron t’i japë fund luftës së tij në Ukrainë, duke shprehur skepticizëm të ri se një marrëveshje paqeje mund të arrihet së shpejti.

Trump la të kuptohet gjithashtu për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti takimin produktiv.

“Shkoi mirë. Ishte një takim produktiv. Nuk dua të hyj në shumë detaje sepse pyetjet ishin pyetje të ndjeshme… Por, ne duam të vazhdojmë me takime të tilla për të sjellë paqen në Ukrainë”, tha ai.

Trump dhe Zelenskyy u takuan para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Vatikan.

Ky ishte  takimi i parë ballë për ballë mes dy liderëve që kur ata debatuan gjatë një takimi në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë në fund të shkurtit.

Komentet e Trump lidhur me synimet e Putinit janë një kontrast me komentet e tij të ditëve të fundit ku lideri amerikan kishte deklaruar se të dy palët janë shumë afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kjo pasi i dërguari i tij special, Steve Uitkoff u takua me Putini të premten në Moskë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Demokratët Evropianë: Pamjet në Serbi nuk janë të zgjedhjeve normale, por të një pushteti që mbron veten përmes frikës

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Si ndryshuan çmimet e energjisë në Evropë një muaj pas fillimit të luftës në Iran

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën