TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

by tëvë1
2 javë ago
1
A A
Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar kampin e Kombëtares së Kosovës për ta përgëzuar ekipin për arritjen në finalen e ‘play-off’-it për Kupën e Botës 2026 dhe për t’i ofruar mbështetje para kësaj sfide historike përballë Turqisë.

Fillimisht, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e falënderoi kryeministrin Kurti, ministrin e Sportit, Blerim Gashiani dhe zëvendësministren Daulina Osmani, për përkrahjen e vazhdueshme ndaj ekipit kombëtar.

Në fjalën e tij para futbollistëve dhe stafit, kryeministri Kurti i uroi Dardanët për fitoren historike në Bratisllavë, duke theksuar se rrugëtimi deri në finale është plotësisht i merituar.

Ai vuri në pah statistikat dhe paraqitjet e ekipit gjatë këtij cikli, duke nënvizuar se “10 gola të shënuar në 7 ndeshje gjatë këtij rrugëtimi janë dëshmia më e mirë se kjo finale është më shumë se e merituar”.

Kurti theksoi punën e madhe, përkushtimin dhe unitetin e skuadrës, duke kujtuar se Kombëtarja ka zhvilluar një seri mbresëlënëse rezultatesh, përfshirë fitore ndaj Suedisë, Sllovenisë, Islandës dhe Sllovakisë gjatë vitit të fundit.

Duke folur për kundërshtarin, ai theksoi se Turqia është një ekip cilësor, por njëkohësisht u kërkoi futbollistëve që të kenë besim në vetvete:

“Mos e shikoni kundërshtarin më shumë se sa veten. Ju e keni kundërshtarin e fortë të martën mbrëma, por ata e kanë kundërshtarin më të fortë se ju, e ai jeni pikërisht ju djemtë e Kosovës”, tha Kurti thuhet nw komunikatën e FFK-sw.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu progresin e madh të shtetit të Kosovës në dekadën e fundit, duke e lidhur atë me zhvillimin e sportit dhe sukseset ndërkombëtare. Ai shtoi se kualifikimi në Kupën e Botës përbën një hap të jashtëzakonshëm për vendin, duke e vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes globale. Sipas tij, miliona shikues në mbarë botën ndjekin këtë ngjarje dhe përmes Kombëtares ekziston mundësia që historia dhe talenti i Kosovës të prezantohen në arenën më të madhe.

“Përmes juve si ekip e kemi mundësinë ta vendosim Kosovën dhe historinë e saj të qëndresës e talentit në sytë e mbarë njerëzimit. Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë. Janë tifozët në stadium, janë familjet tuaja, janë qytetarët në çdo banim, fshat e qytet dhe janë të gjithë shqiptarët kudo në botë. Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë. Dhe mos harroni besimin për fitore në këtë finale e keni ndërtuar ju si ekip, me trajnerin dhe gjithë stafin udhëheqës dhe mbështetës”, shtoi Kurti.

Në vijim, Kurti theksoi mbështetjen e jashtëzakonshme që ekipi gëzon nga tifozët dhe mbarë kombi shqiptar: “Pas jush është jo vetëm një shtet, por një komb i tërë… Kjo mbështetje masive është forca juaj dhe merreni me vete në fushë”.

Ai përmbylli fjalimin me një mesazh motivues për ekipin, duke i inkurajuar që të besojnë në vetvete dhe të japin maksimumin: “Ky është momenti për ta shkruar historinë tuaj dhe të Kosovës. Dilni në fushë dhe tregoni kush jeni. Luani lirshëm, luftoni për njëri-tjetrin dhe jepni maksimumin për çdo minutë të lojës. Na priftë e mbara!”.

Në emër të Kombëtares, kryeministrin e falënderoi kapiteni Vedat Muriqi, i cili theksoi përkushtimin maksimal të ekipit: “Ne si gjithmonë e japim maksimumin dhe pa dyshim këtë e bëjmë për flamurin dhe shtetin tonë që të njihet sa më shumë në sytë e botës. Besoj fuqishëm se flamuri dhe shteti jonë do të jetë pjesë e Kupës së Botës në Amerikë. Së bashku jam i sigurt se do të arrijmë sukses”.

Ndërkaq, përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda, falënderoi për mbështetjen institucionale, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe motivimit në prag të ndeshjes vendimtare. Ai u shpreh se kjo përkrahje i bën të gjithë krenarë dhe shtoi: “Të gjithë së bashku kemi një ëndërr të madhe, duam të kualifikohemi në Kupën e Botës. Tani kemi edhe një ndeshje përpara dhe mund të jeni të sigurt se kjo kombëtare të martën do të japë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi legjendë e Mallorcas, thyen rekordin e Eto’os

Valëzat në Danub

Valëzat në Danub

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

​Drita mposhtë Ferizajn në Superligë, I afrohet titullit

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

Muriqi, golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën