TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Albulena Haxhiu komandante supreme e FSK-së – Vjosa Osmanit nga 4 prilli i skadon mandati

Me përfundimin e mandatit pesë vjeçar të presidentes Vjosa Osmani, me ushtrues detyre do të jetë edhe posti i komandantit suprem të FSK-së. Kryekuvendarja Albulena Haxhiu, e cila pritet të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, nuk parashihet të ketë asnjë kufizim në kompetenca.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
1 0
A A

Për pesë vite më radhë, në çdo ceremoni asaj iu rreshtuan Forcat e Sigurisë së Kosovës.

E para e shtetit dha edhe urdhërin për marshime e ceremoni shënuese të përvjetorëve.

Kjo pasi Vjosa Osmani, si presidente e vendit, është edhe komandante supreme e FSK-së.

Këtë kompetencë që e ka të garantuar me Kushtetutën e Kosovës, ajo do të ushtrojë deri më 4 prill, datë kur mandatit të saj, do t’i vie fundi.

Rrjedhimisht, edhe kjo pozitë për pak ditë do të jetë me ushtrues detyre, pas përfundimit të mandatit pesë vjeçar të Osmanit.

“Gjitha detyrat dhe përgjegjësitë kalojnë tek kryetari përkatësisht kryetarja e Kuvendit, si ushtruese e detyrës së presidentes së vendit, e cila edhe në referencë të Kushtetutës por edhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka asnjë kufizim për sa i përket ushtrimit të këtyre detyrave dhe përgjegjësive”, tregon avokati Ardian Bajraktari.

Kështu që, komandante supreme e FSK-së, do të jetë kryekuvendarja, Albulena Haxhiu.

Si ushtruese e kësaj detyre, kompetencat e saj për këtë janë të plota, ani pse nuk ka mandat të plotë për këtë post.

“Ushtrimi i detyrës nënkupton kryerjen e detyrës, mirëpo nuk është me mandat të plotë por është ushtrim i detyrës. Por sidoqoftë, të gjitha emergjencat sepse njëra prej detyrave të presidentit të vendit është edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme sipas nevojave eventuale kur kemi situata të jashtëzakonshme. Edhe atë rast nuk mund të ketë selektivitet, pra të zgjedhësh këtë detyrë po, e atë detyrë jo. Çdo detyrë pra, e ushtron ushtruesi në këtë rast ushtruesja e detyrës së presidents”, shprehet profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Sipas Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Pozhari: Kurti mbylli mundësitë për diskutime me kthimin e emrit të Bekim Sejdiut për president

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Haxhiu nga Aleanca: Nuk po shoh vullnet nga Qeveria për ta çuar përpara ligjin

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Izraelit dhe Kosovës

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Objekti i Qeverisë së Kosovës është “veshur” sonte me flamurin e UÇK-së

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët, ndeshja mbyllet pa gola

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

Rrëfimi i protestuesve- “Në shtator u nisa me shpresë në Hagë, u riktheva i zhgënjyer”

“Këndi i Debatit” 01.10.2026

“Këndi i Debatit” 01.10.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën