Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e futbollit brazilian.
Ish-mesfushori i Fortaleza, Bismark Vinicius, ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri në një lokal në qytetin Natal, në Brazil.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së premtes, më 6 nëntor, në lokalin “Bar do Borogodo”.

Sipas medieve braziliane, futbollisti ndodhej së bashku me disa miq kur u përfshi në një konflikt me një person tjetër.
Dyshimet paraprake të policisë janë se sherri mund të ketë nisur për motive xhelozie.
Pas largimit nga lokali, autori i dyshuar raportohet se është kthyer i armatosur dhe ka qëlluar ndaj personave të pranishëm, ku ka mbetur i vrarë braziliani Bismark.
Lojtari u dërgua në spital por nuk i mbijetoi plagëve të marra.











