Sot, por nga ora 20:00 në kuadër të kësaj gare, luan edhe kampionia e Kosovës, Trepça që është pjesë e Grupit A.
Trepça do të përballet me Trierin në Gjermani, ndeshje kjo që pritet të jetë e fortë dhe tejet interesante pasi luajnë dy ekipet e para.
Trepça që është e dyta në grup me shtatë pikë, ndërsa Trieri prinë me pikë maksimale pasi ka fituar të gjitha ndeshjet.
Te skuadra nga Mitrovica e kanë parasysh forcën e Trierit, ekip të cilit synojnë t’ia shkaktojnë humbjen e parë këtë sezon në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.







