Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës, e luajnë në Ishujt Faroe ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2026.
Kosova, sot nis kampanjën kualifikuese për Evropian që vlerësohet shumë sfiduese pasi është në Grupin 4, ku krahas Ishujve Faroe, janë edhe Hungaria e Mali i Zi.
Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Kosovës, luhet sonte nga ora 20:00 në Torshav kurse “Dardanët” do të kenë mungesa të rëndësishme për këtë përballje, pasi mungojnë Valon Dedaj e Leonard Gegaj.
Kosova prej të hënës është përgatitur në Torshavn për duelin me Ishujt Faroe, kundërshtar që e njeh pasi është mposhtur dy herë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2026.
Pas ndeshjes me Ishujt Faroe, Kosovën e pret menjëherë përballja tjetër kualifikuese, ajo em Hungarinë që zhvillohet të dielën në Ferizaj.
Dy të parët në grup avancojnë në Evropian, ndërsa kualifikohen edhe katër kombëtaret më të mira të vendit të tretë, prej tetë grupeve sa janë gjithsej.









