Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë konferencë për media lidhur me një operacion gjatë të cilit është sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Konferenca do të mbahet sot, në orën 13:30, në objektin e Prokurorisë Speciale.
Në këtë konferencë pritet të jepen detaje lidhur me operacionin./teve1.info/








