TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trepça fiton edhe derbin ndaj Prishtinës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Trepça me short jo të vështirë në “FIBA Europe Cup”

Pasi e fitoi thellë derbin me Pejën, skuadra e Trepçës ka triumfuar bindshëm edhe në ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës.

Trepça e mposhti Prishtinën në ndeshjen e mbetur të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në kryeqytet. Për dallim prej Pejës, të cilën e mposhti me 20 pikë epërsi, Trepça triumfoi ndaj Prishtinës me dhjetë pikë dallim. Dueli i luajtur në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë u mbyll me shifrat 76:66 në favor të ekipit nga Mitrovica.

Me këtë fitore Trepça është ngjitur në krye të tabelës me 18 pikë, një më shume se Peja që renditet e dyta.

Për Trepçën kjo ishte fitorja e tretë rresht dhe e teta në total në dhjetë ndeshje të zhvilluara deri më tani këtë edicion. Në anën tjetër, Prishtinës nuk i ndihmoi për t’u rikthyer te fitorja as largimi i trajnerit nga Lituania, Zydrunas Urbonas, një ditë para përballjes me Trepçën.

Në këtë ndeshje, Prishtina u drejtua nga ndihmësi i Urbonasit, Albert Sylejmani, të cilit i është besuar përkohësisht posti i trajnerit te skuadra nga kryeqyteti. Për Prishtinën kjo është disfata e katërt në pesë ndeshjet e fundit. Në total, Prishtina ka pesë humbje karshi pesë fitoreve dhe zë vendin e pestë në tabelë me 15 pikë të mbledhura.

Basketbollistët e Trepçës startuan furishëm dhe qysh në çerekun e parë arritën të shkëputen në rezultat. Dhjetëminutëshin e parë Trepça e fitoi me rezultatin 22:13, përpara se edhe çerekun e dytë ta mbyll me një pikë epërsi (15:14) për të shkuar në pushim me një avantazh prej dhjetë pikëve – 37:27.

Epërsinë prej dhjetë pikëve, Trepça e ruajti edhe pas përfundimit të periudhës së tretë, e cila përfundoi me shifrat 19:19. Edhe dhjetëminutëshi i fundit përfundoi baras – 20:20 – por epërsia e krijuar nga Trepça në dy periudhat e para i mjaftoi për ta fituar këtë ndeshje përballë Prishtinës.

Tre lojtarë të Trepçës arritën ta mbyllin ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Mikaile Tmushiq. Tmushiq realizoi 15 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, ndërsa atij në ndihmë i dolën edhe Erjon Kastrati e Kevin Davis. Kastrati e Davis kontribuuan me nga 14 pikë në këtë fitore të rëndësishme. Te Prishtina u veçua Derrick Wilson me 17 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime. Ndërkohë, kapiteni Dardan Berisha pati 19 pikë, por që nuk mjaftuan për ta mposhtur Trepçën.

Në xhiron e radhës, që zhvillohet në vikend, Prishtina do të përballet në shtëpi me skuadrën e Istogut, ndërsa Trepça do ta ketë një udhëtim të vështirë. Do të luaj në Gjakovë ndaj Vëllaznimit, ekip që nuk di për humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në elitën e basketbollit kosovar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të të Superligës së Kosovës

Boksieria Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua

Boksieria Sadiku mposhtet nga polakja Rygielska, federata thotë se u dëmtua

Edon Zhegrova nuk e dëshiron largimin nga Juventus, kërkon një tjetër mundësi tek ‘Zonja e Vjetër’

Edon Zhegrova nuk e dëshiron largimin nga Juventus, kërkon një tjetër mundësi tek ‘Zonja e Vjetër’

Manuel Neuer pritet të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich

Manuel Neuer pritet të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munich

Kosova pa Kuvend të konstituuar, dështon edhe tentimi i 46-të

Sot seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësimi i ligjit mbi ndarjet buxhetore

Parashikimi i motit për të shtunën

E shtuna me diell dhe vranësira

Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët

​Haradinaj: Kurti tani ikë nga faji dhe e bart tek opozita

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Analistët për adresimin e Kurtit: Sinjalizon kërcënim ndaj opozitës – nëse s’pranoni ofertën, e pësoni

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

Buzhala: Opozita rrezikon humbje edhe më të mëdha në zgjedhje të reja

​Lushaku: Mafia e energjisë po vret ekonominë e Kosovës

Lushaku: A e patë kush po do zgjedhje, Kurti e nisi fushatën me akuza e shantazh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën