Kolona të gjata veturash u krijuan këtë të diel në tregun e ri të veturave në Bërnicë të Poshtme.
Hapësira e vogël për parkim dhe për vendosjen e veturave e rrobave po u shkakton telashe vizitorëve dhe tregtarëve.
Në vendngjarje këtë të diel u panë edhe Policia e Inspeksioni.
Këta të fundit shqiptuan gjoba për shoferët që kishin parkuar në vende të palejuara.
Ndërkaq vizitorët thanë se tregu i ri nuk ofron hapësirën që e kishin në lokacionin e mëparshëm.
“Kurrfarë vendi hiç, kjo është veç me i heq qafe. Vizitor i rregullt kur ka qen në Fushë Kosovë çdoherë jam dal, ka qen më mirë, jo veç për qytetar të Prishtinës por për krejt”, shprehet Xhavit Berisha.
“Lokacioni mirë është, por parkinge ka pak,për kerre edhe për rroba s’ka vend, krejt kerret rrugëve, tash policia ia kishin nis edhe me dënu”, thotë Abdurrahman Ibrahimi.
Ndërsa tregtarët ankohen se kushtet janë më të ngushta se më parë.
“Jo aq mirë se jemi mësu poshtë atje, ma mirë ka qenë atje ku është kon se ka pas hapësirë ma shumë, vend sa dush ka pas”, shprehet një tregtar.
“Çka ka me na u dok, këtu është katastrofë, këtu është ngushtë shumë”, thotë një tjetër tregtar
Por dikush tjetër e sheh si të përshtatshme këtë hapësirë.
“Jem dal që 25 vjet, u kon atëherë qetu ma naltë, po u kon ma mirë me gjerë, edhe këtu veç se vjen tu u rregullu. Shumë mirë se u bojke komunikacioni i dendur atje poshtë shumë”, thotë Lami Kastrati.
Tregu i ri i veturave u hap në këtë lokacion me 11 tetor.






