Mbrëmjen e së martës, në Prishtinë, një grua shtetase e huaj dyshohet se është dhunuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin dyshohet se janë përfshirë tre persona të panjohur, të cilët, nën kanosje, dyshohet se viktimës i kanë grabitur edhe gjësende të ndryshme dhe dokumente personale.
“Lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar prokurori dhe IML, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.







