TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

by TËVË 1
10 muaj ago
0
A A
KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime

Ndonëse që nga 1 shtatori i këtij viti është hapur afati për aplikim të certifikimit dhe dorëzimit të listës së subjekteve politike me emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ende nuk ka pranuar asnjë aplikim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai tha se deri më 11 dhjetor të këtij viti të gjitha subjektet politike duhet të dorëzojnë në KQZ, aplikimin e tyre për certifikim dhe listën me emrat e kandidatëve për deputetë.

“Deri më 11 dhjetor të këtij viti, të gjitha subjektet politike pra në këtë rast partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur duhet të dorëzojnë në KQZ aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar me datë 1 shtator dhe mund të konfirmoj se deri më tani nuk kemi ndonjë aplikim nga ana e ndonjë subjekti politik”, tha Elezi.

Lidhur me këtë, KosovaPress ka provuar që të marrë përgjigje se kur pritet që subjektet politike të kryejnë këto lloje të “obligimeve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një përgjigje me shkrim thonë se lista do të dorëzohet brenda afatit të KQZ-së, porse nuk bënë të ditur ndonjë datë specifike.

E pavarësisht interesimit, deri në publikim e këtij artikulli, KosovaPress nuk pranoi përgjigje nga partitë e tjera politike lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, Elezi potencoi se pas pranimit të aplikimeve, të gjithë personat që duan të certifikohen si kandidatë për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit të institucioneve të ndryshme.

Ai tha se ky është një detyrim ligjor, me qëllim që të vërtetohet nëse kandidatët që garojnë për deputetë janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në mesin e institucioneve që KQZ-ja, do të kërkojë verifikim të kandidatëve është edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse ‘është dënuar në 3 vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv’. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij kufizimi ligjor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, potencoi Elezi.

Sipas nenit 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, një person nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet i cili ka funksion të veçantë në bazë të Ligjit në fuqi për zyrtarët publikë si anëtar i shërbimit të jashtëm dhe përfaqësues diplomatik, kryesues apo anëtar i KQZ-së dhe Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, zyrtar i PZAP-së, me anë të vendimit të gjykatës, përfshirë edhe vendimin e PZAP-it, i është hequr e drejta për të qenë kandidat, është dënuar në tre vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv, ka dështuar të paguajë gjobën e vënë nga PZAP-i, apo KQZ-ja ose ka dështuar t’i përmbahet ndonjë urdhri të PZAP-it.

Tags: KQZValmir Elezi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Inteligjenca artificiale dhe dezinformimi, sfidat kryesore për mbrojtjen digjitale

Maqedonci: Inteligjenca artificiale dhe dezinformimi, sfidat kryesore për mbrojtjen digjitale

Kraki: Jemi me i ndihmua Amerikës, por jo të zhbëhet Kosova me idenë që të bëhet Serbia

Kraki: Jemi me i ndihmua Amerikës, por jo të zhbëhet Kosova me idenë që të bëhet Serbia

Një rast i TTP trajtohet me sukses në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së

Një rast i TTP trajtohet me sukses në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së

Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit

Uran Ismaili prezanton 10 vendimet e para për Prishtinën si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit

Të paktën 43 persona të vrarë në Gaza që nga agimi

Të paktën 43 persona të vrarë në Gaza që nga agimi

Maqedonci: Inteligjenca artificiale dhe dezinformimi, sfidat kryesore për mbrojtjen digjitale

Maqedonci: Inteligjenca artificiale dhe dezinformimi, sfidat kryesore për mbrojtjen digjitale

Kraki: Jemi me i ndihmua Amerikës, por jo të zhbëhet Kosova me idenë që të bëhet Serbia

Kraki: Jemi me i ndihmua Amerikës, por jo të zhbëhet Kosova me idenë që të bëhet Serbia

Capello ngrit në qiell Modricin: Ai po dominon në Serie A

Capello ngrit në qiell Modricin: Ai po dominon në Serie A

PSG refuzoi një ofertë prej 120 milionë eurosh për një nga yjet e ekipit

PSG refuzoi një ofertë prej 120 milionë eurosh për një nga yjet e ekipit

Man Utd në krizë, Xavi Hernandez mund të jetë shpëtimtari që të gjithë presin

Man Utd në krizë, Xavi Hernandez mund të jetë shpëtimtari që të gjithë presin

Milani interesohet për Lewandowskin

Milani interesohet për Lewandowskin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën