Një tifoz i Fenerbahçes ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës gjatë ndeshjes kundër Beshiktashit.
Lajmin e ka konfirmuar Fenerbahçe përmes një njoftimi, duke bërë të ditur se tifozi Yaşar Gerçek dyshohet se pësoi sulm në zemër gjatë takimit.
Klubi u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij për humbjen.
Në aspektin sportiv, Beshiktashi i Milot Rashicës e fitoi derbin e Stambollit me rezultat 2:1 ndaj Fenerbahçes, ku luan Vedat Muriqi.











