Në njoftim thuhet se ndryshimi i orarit të qarkullimit të autobusëve, është marrë me vendim të Komunës së Prishtinës.
Kurse zgjatja e orarit do të hyjë në fuqi nga data 20.07.2022.
“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU. Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftim./teve1.info./