Mohamed Salah ka fituar zemrat e tifozëve të Trabzonsporit që në momentin e parë. Në Trabzon ka mbërritur edhe aprovimi që një rrugë të marrë emrin e tij.
Bëhet fjalë për zonën e Yomras në Trabzons. Aty ku pikërishit rruga “Selvi” ku banon Salah do të marrë emrin e egjiptianit.
Këshilli bashkiak e mori vendimin që gëzoi tifozët. Kryebashkiaku ndërkohë e konfirmoi në Turqi.
“Kemi marrë vendimin nga këshilli bashkiak dhe jemi kontaktuar me ministrinë, nga e cila kemi marrë edhe miratimin. Rruga tashmë është emërtuar zyrtarisht Mohamed Salah. Aktualisht po përgatisim tabelat dhe së shpejti do të organizojmë ceremoninë e inaugurimit.
Do të ftojmë Mohamed Salah, Trabzonsporin dhe të gjithë të tjerët në ceremoninë e inaugurimit. Prania e Salah në zonën tonë është një burim krenarie për ne. E falënderojmë për vlerën që i ka shtuar rajonit dhe qytetit tonë”, u shpreh kryebashkiaku Mustafa Bijek.











