TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Totaj: Qeveria nuk ka drejtë të votojë ligje të cilat e prekin autonominë financiare të komunave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Totaj: Qeveria nuk ka drejtë të votojë ligje të cilat e prekin autonominë financiare të komunave

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për nenin 5 të Ligjit për tatimin në pronë, i cili parasheh faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët. Kjo është bërë pasi që Komuna e Prizrenit e kishte dërguar ligjin për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese.

Me ç’rast, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vlerësoi që Qeveria Kurti nuk ka të drejtë të votojë ligje të cilat e prekin autonominë financiare të komunave, shkruan teve1.info.

“Qeveria nuk ka të drejtë të votojë ligj i cili e prek autonominë financiare të komunave tek burimet vetanake të mjeteve buxhetore. Qeveria ka dashur që me ligj me e cenu autonominë financiare të komunave. Qeveria në mënyrë të njëanshme e ka bërë rivlerësimin e pronave. Nuk janë komunat ato që e kanë ngritur tatimin në pronë, e ka ngritur Qeveria”, deklaroi Totaj në emisionin “Ditari”.

Ndërkaq, i pyetur se a do të dëmtoheshin komunat me faljen e 100 eurove të tatimit në pronë, Totaj tha se nuk do të kishte dëmtim me faljen e mjeteve, po vetëm në rast se mjetet keqpërdoren.

“Dëmtohet i tërë shteti i Kosovës aty ku Qeveria voton ligje antikushtetuese”, shtoi tutje Totaj në Tëvë1.

Kujtojmë që Kushtetuesja argumentoi se vendimi u mor bazuar në kompetencat vetanake të komunave, ku përfshihen edhe e drejta për mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe shpenzimin e këtyre të hyrave sipas vendimit të vetë autoriteteve lokale.

“Për më tepër, vendosja e masës së përkohshme ndaj nenit 5 të ligjit të kontestuar, përkatësisht pezullimi i efekteve të tij deri në vendimmarrjen përfundimtare të Gjykatës, mundëson evitimin e cenimit të përgjegjësive komunale dhe zvogëlimit të të hyrave përkatëse komunale, në rast që Gjykata përmes vendimmarrjes përfundimtare konstaton që neni i lartcekur nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën”, thuhej në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Maliqi: Efikasiteti i Gjykatës Supreme arriti në 89.57% gjatë periudhës korrik–shtator 2026

​Maliqi: Efikasiteti i Gjykatës Supreme arriti në 89.57% gjatë periudhës korrik–shtator 2026

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan dhe mbajtën një person kundër vullnetit

Pesë shtetas turq arrestohen në Prizren, dyshohet se sulmuan dhe mbajtën një person kundër vullnetit

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë

Krenaria për të luajtur për Kosovën e tri ardhjeve të reja

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

Nissan ul parashikimin e shitjeve vjetore për shkak të konkurrencës së ashpër në Kinë

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë

Avokati i Popullit shpreh shqetësim për nivelin e ndotjes së ajrit në Kosovë

Policia paralajmëron për mashtrimet online gjatë shitjes së produkteve

Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën