TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Thirrjet antishqiptare në RMV- Prokuroria nis hetimet, reagon edhe kryeministri Mickoski

Një grup i tifozëve në një ndeshje futbolli në Kumanovë, kanë përdorur gjujë nacionaliste kundër shqiptarëve. Gjithçka ndodhi në praninë e kryeministrit maqedonas, Hristjan Mickoski, i cili pati një reagim gjatë ditës së sotme.

by Venhar Isufi
6 muaj ago
0 0
A A

Thirrje antishqiptare janë dëgjuar të dielën në ndeshjen basketbolli mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë.

Prezent në këtë ndeshje ishin edhe përfaqësues të lartë shtetëror, përfshirë kryeministrin maqedonas Hristjan Mickoski.

Në prani të tij, u dëgjuan thirrjet “shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur”, “dhoma gazi për shqiptarët”, “Maqedoni e pastër”.

Këto thirrje, sipas Mickoskit, që lëshoi një reagim gjatë ditës, u bënë nga një grup i vogël njerëzish.

“Dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’iu bashkuar dënimit të nacionalizmit dhe ksenofobisë – së pari për atë që ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë [së Veriut] dhe Rumanisë, e më pas për të dërguar një mesazh te të gjitha grupet e tifozëve: të mbështesin në mënyrë sportive, ta përkrahin ekipin e tyre dhe përfaqësuesen kombëtare të Maqedonisë”, është shprehur Mickoski.

Reagim kundër këtyre thirrjeve, erdhi edhe nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e ka konsideruar veprimin si të papranueshëm.

“Thirrjet antishqiptare të dëgjuara gjatë ndeshjes në Kumanovë janë të papranueshme dhe cenojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, që duhet të jenë themel i çdo shoqërie demokratike me aspirata evropiane. Shqiptarët janë popull autokton në trojet e tyre si dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe barazi, ashtu si çdo komunitet tjetër”, ka reguar Osmani.

Reagim për atë që ndodhi në palestër, pati edhe nga partitë shqiptare në Maqedoni të Veriut.

BDI kërkoi dorëheqjen e dy zëvendësministrave të VLEN-it, ndërkaq kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kërkoi reagim të krerëve të shtetit, pasi thirrjet nacionaliste u bënë në prani të tyre.

E sipas njohësit të çështjeve politike në Maqedoni të Veriut, Xhelal Neziri, ngushtimi i rrethit të Vuçiqit, do të tentoj ta destabilizoj rajonin.

“ Rritja e këtij ndikimi dhe perceptimi për Maqedonin e veriut si pjesë e botës integraliste serbe, ose Serbisë integraliste, mendoj se do të prodhoj incidente të këtilla edhe në të ardhmen për arsyeje se ju e dini që regjimi i Vuciqit në Beograd është i rrezikuar ka parashikime se deri në fund të vitit, ai ose të shpall zgjedhje të parakohshme ku do t’i humb në bazë të gjitha anketave”, ka thënë Neziri.

Ndërkaq, profesori Dorajet Imeri, thontë se partitë maqedonase mund t’i përdorim këto grupe edhe para zgjedhjeve lokale atje.

“ Zgjedhjet lokale shfrytëzohen si një moment për të ndezur elektoratin nacionalist maqedon. Në ndërkohë vendi ku u bë kjo thirrje ishte në prani të kryeministri aktual të Maqedonisë i cili sapo bëri një deklaratë duke dënuar këtë gjuhë, por kjo nuk mjafton”, është shprehur Imeri.

Thirrjet antishqiptare ka nisur t’i hetoj Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë, për të parë nëse ka elemente që ndërlidhen me veprën penale të gjuhës së urrejtjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Ramabaja: Strukturat mafioze brenda partive po shkatërrojnë demokracinë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Bislimi: Projektligji për Luginën në Kongresin amerikan tregon qasje më strikte të SHBA-ve ndaj Serbisë

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Emisioni “Info Nata” 26.01.2026

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

Pas aksidentit tragjik, Spanja ul kufirin e shpejtësisë së trenave

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

89 persona mbetën të plagosur pasi u goditën nga rrufeja në Brazil

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Ilir Kulla: Rusia ka qenë e gatshme të njohë Kosovën në nëntor 2020

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Hargreaves diskutojnë për formimin sa më të shpejtë të institucioneve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën